• |
ide | kryesore

PD: Argumentat se Gert Shehu është agjent i policisë kriminale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gert shehu



Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat pas dhunimit të Sali Berishës gjatë protestës së 6 dhjetorit, thotë se pas këtij sulmi fizik që sipas saj ka motive politike, “qendron Edi Rama”.

“Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin. Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik”, tha Garo.

PD thekson se “dokumenti që ata përdorin për të provuar problemet psiqike të kriminelit Gerti Shehu, sipas ligjeve të vendit nuk ka asnjë vlerë ligjore”.

DEKLARATA E PLOTE

Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin.

Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik.

Por në këtë përpjekje ata janë të dështuar plotësisht.

Megjithë përpjekjet e Ardi Veliut për të manipuluar dhe falsifikuar çdo gjë, gjer sot nuk kanë paraqitur dot asnjë dokument zyrtar, asnjë vendim gjykate, se krimineli Gerti Shehu është i papërgjegjeshëm apo i sëmurë psiqik i degraduar. Dokumenti që ata përdorin për të provuar problemet psiqike të kriminelit Gerti Shehu, sipas ligjeve të vendit nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Dokumenti i përdor nga Fuga nuk ka asnjë vlere ligjore, pasi nuk ka, siç e kërkon ligji, asnjë firme apo vule të institucioneve publike të autorizuara për dokumente të kësaj rëndësie.

Dokumente të kësaj natyre me fraza të llojit ‘atij që mund t’i interesojë’, janë dokumente jashtë sistemit të referencave ligjore dhe nxirren nga Policia në rruge jo ligjore, dmth jo nga institucione publike, dhe përdoren për të mbyllur arrestimet në flagrance me droge apo në zënka të ndryshme, për shkak të detyrës të informatorëve të infiltruar të saj dhe kanë zero vlerë ligjore.

Një dokument i tillë është përdor kur Gerti Shehu është arrestuar nga policia me 2,5 gram kanabis, i futur për të hedhur në kurth shpërndarësit e drogës, apo kur është arrestuar për zënka për shkak të detyrës. Publikimi, thuajse fill pas krimit, i këtij dokumenti të gatshëm nga zyra e Fugës, dëshmon përpjekjen e dështuar të porositësve dhe organizatorve, për të mbrojtur Gerti Shehun nga barra e krimit të porositur.

Përveç kësaj, përpjekjen për të maskuar dhe fshehur ideatorët dhe organizatorët e krimit të Gerti Shehut me probleme psiqike, e përgenjështron dhe hedh poshtë totalisht marrja pak muaj më parë e patentës, dokument që nuk u leshohet në asnjë rast personave me probleme psiqike, dhe ndodh vetëm pas paraqitjes së ekspertizës së psikiatrit.

Ndërsa lidhur me deklaratën që zëdhënsi i Çuçit, Rrumbullaku, bëri para publikut se krimineli Gerti Shehu nuk ka qënë informator policie, Partia Demokratike ju deklaron shqiptarëve, me përgjegjësi të plotë, se kjo dekleratë është identike me deklaratën e Ardi Veliut me datë 21 Prill të vitit 2021, sipas së cilës në makinën e trafikantit dhe kriminelit elektoral nuk u gjetën materiale elektorale.



23 Comments

  1. Kan dal filmime, qe nuk duam ti japim per momentin. Ku duket vet ardi veliu duke e stervitur agjentin. Se si te godiste me te majten.
    PSE PIKERISHT ME TE MAJTEN. QE TE JEPTE MESAZH. SE E MAJTA TE SHKATRON.

  2. Eshte e vertete qe eshte i “semure”psiqik pasi ka qene ne nje pavion me Ramen prandaj dhe Policia e deklaron te tille.😂

    1. Perfundimisht te PD. Eshte mbledhur ajka e budallenjve.
      O gomerer intersi i pd ishte qe te ishte i papergjeshem ai robi.
      Se po te jet ok. I bie qe e ka goditur popull.
      Idiotsit me polici kriminale dhe fantashkenca. Nuk i beson askush pervec miltitantve te cmendur.

  3. Eshte 100% qe eshte dora e sigurimit te shtetit, cias dhe intilegjenca angleze.
    Se nuk ka mundesi tjetër.
    Sali Berishen e do gjith populli shqiptar. Nuk e urren askush po askush. Si mumd te urresh Brrishen. Ai nuk ka kundershtar ai ka vetem dashamires. Se gjith jeten ka folur mire dhe ka bashkuar kombin. Eshte i vetmi lider boteror qe edhe kundershtaret politik rrin ne rradhe, PER TA PUTHUR. E per ti shprehur dashurin e tyre.
    Dhe radha eshte e madhe. Te gjith me lule neper duar. Dhe te gatshem qe te japin dhe nga ditet e tyre per te.

    1. publikun.

      “Ai që e ka gjuajtur është i njohur në familjen e Berishës, ka marrë rrogë. Një djalë i varfër, i rritur pa baba dhe ka parë Berishën si baba. Berisha ka 20 bodygurd, nuk besoj që do e lejonin të çante turmën . Berisha sa herë ka pasur humbje e ka kaluar në dhunë, si në 97′ me luftën civile, ku rrugët u mbushën me gjak. Berisha doli i padjegur.

      Në 2011, 21 janar, ndjeu që po i ikte pushteti dhe vrau 4 protestues. Çdo dalje e Berishës e ka kultuë politike dhunën.

  4. Ai dokument nuk ka vlerë ligjore sepse në radhë të parë nuk është komision mjekoligjor.Mund të ketë vlerën e vizites dhe mund të përdoret në komision.Por nuk se e marin shumë në konsideratë vetëm po qe një doktor me titullin profesor.Komisionet shtetëror janë shumë strikte dhe flas për ato në vendet jashtë Shqipërisë.

  5. Hahahahah. Cia dhe anglezet.
    Dhe jo vetem. Ka shume te ngjar ta ken ber dhe ufot.
    Se berisha ka tronditur edhe planete te tjera.

    1. Juve po ju trondit nje here pastaj planetet avash avash ! Planetet i trondit vetem lideri botror! Ai , lartmadhnia e tij! Me beni te vjell! Ky tjetri tjeter aq urrejtje ka sa i thot nje gruaje ik dobsohu! Pu pu pu nivel ordiner!

  6. I shkreti deputeti berish.
    Ka me shume se 1 vit. Qe nuk po gjen rehat.
    Shkelm te koqet nga usa.
    Pastaj dru nga basha. Hi. Hi. Hi.
    Dhe tani grusht nga nje popull.

  7. Sot dite rrogash, paskan dale shefat e patronazhisteve per te bere komente.

    Sa me e shemtuar ngjarja, aq me e gjate logorrhea.

    Servile te neveritshem dhe njerez pa integritet.

    1. Se ka koqe si ty PD prandaj do rrij gjithe kohen ne wc. O idiot Berisha eshte vet i dhunshem. Po kujtesa juaj eshte sa e mizes. Kujtohuni se cfare i ben Paskal Milos trimat e Sales ne mes te nje hoteli ne Bruksel. E ben per spital. Tani ju vjen keq per grushtin qe ja dha populli.

  8. Eshte i njejti person pasi dallohet nga menyra e te shkruarit. Do jete kapter Rthem gruaqir lalaj se atij si ka dale akoma inati me Saliun qe i futi shkopin e gomes ne bythe

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Po me kë ta bësh sondazhin? Në Shqipëri keni mbetur shumicë ju idiotët, pensionistët neokomunistë e parrazitët.

  9. Te jesh i bindur qe numri do jete shume here me i vogel se i sondazhit per te te qire grate e fisit o dylber mavi

  10. Ngelet duke qire ne net.
    Jeni si ajo shprehja me qenin qe leh po nuk te ha.
    Po ju shqyen caklli. O qener pa dhemb dhe impotent.

  11. “Russia Today” raporton me video protestën e Berishës duke shfaqur shqetësimin për tensionet që ka shkaktuar në Tiranë dhuna ndaj Sali Berishës.

    “Sulmohet Sali Berisha! Tension në qendër të Tiranës”, është kryetitulli i “Russia Today”, e cila përpiqet të demonizojë kryeqytetin shqiptar.

    “Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, i cili drejton demonstratat e opozitës në këtë qytet, është sulmuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qeveria ka ndaluar hyrjen në vendin ku mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor”

  12. ky Gerti ishte militant i PeDes dhe mundesia eshte qe ky me shume eshte agjent i Salih Berishes dhe jo i policise kriminale po barbonet e PeDes vazhdojne shpikin genjeshtra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *