• |
ide | kryesore

Harry dhe Meghan kritikohen për dokumentarin e tyre: Hipokritë

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry dhe Meghan Markle janë kritikuar së fundmi për publikimin e dokumentarit të tyre.  Traileri i publikuar të hënën u komentua menjëherë nga fansat të cilët e quajtën ciftin u “hipokritë”.

Klipi tregon dyshen duke diskutuar përvojën e tyre me familjen mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, për të cilën ata pretenduan se ishte plot “dhimbje dhe vuajtje”. “Isha i tmerruar. Nuk doja që historia të përsëritej”, tha Harry për Meghan. “Dhimbja dhe vuajtja e grave që martohen në këtë institucion”.

Ndërsa videoja fitoi 1.4 milion shikime në YouTube dhe 16,000 pëlqime deri të martën, komentuesit filluan një tendencë pduke filluar një koment me “Më pëlqen pjesa ku”

“Më pëlqen pjesa ku Harry dhe Meghan shkruajnë një letër duke e bërë të qartë se monarkia është një sistem tmerrësisht shtypës,” shkroi një përdorues. “Menjëherë përpara se të nënshkruanin letrën e tyre “Duka dhe Dukesha e Sussex”.

“Më pëlqen pjesa ku Harry këshillon njerëzit të lënë punën nëse ndihen të stresuar dhe të mbështeten në fondin e tyre të mirëbesimit shumëmilionësh. Shumë e ngjashme, ” tha me ironi një tjetër. “Më pëlqen pjesa ku Harry është kaq i shqetësuar për shtypin dhe sigurinë e familjeve të tij. Aq i shqetësuar saqë punëson paparacët për të dokumentuar arratisjen e tyre në këtë jetë private të jashtëzakonshme të intervistave, podkasteve dhe serialeve Netflix”, shkroi një kritik. “Kaq guximtar dhe hipokrit.

Një shikues komentoi citimin e Harry-t në të cilin ai deklaron: “Ka një hierarki të familjes”. “Më pëlqen pjesa kur pasi kaloi 39 vjet në familjen mbretërore, Harry befas kupton se ekziston një hierarki”, komentoi ai.”Harry & Meghan” do të transmetohet në Netflix më 8 dhjetor 2022. Pjesa e dytë do të publikohet më 15 dhjetor./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *