• |
ide | kryesore

Ishte i dënuar me 6 vite burg nga Greqia, pranga 43-vjeçarit vlonjat

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar 43-vjeçarin M.Ll. Ai rezultonte i dënuar me vendim nga gjykata e Selanikut, me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim. Ai ishte dënuar për veprën penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin e këtij shtetasi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 28.12.2021, ka njohur vendimin penal të Gjykatës Njëantarëshe të Krimeve të Selanikut, Greqi, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”-thuhet në njoftim.

Pas arrestimit të tij, policia ka ushtruar një kontroll në shtëpinë e 43 vjeçarit. Aty janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla kokaine dhe kanabisi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *