• |
ide | kryesore

Janë edhe 15 të tjerë/ Manipulimi i Veliajt me “Tirana Qyteti Europian i Sportit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, një nder të madh dhe një privilegj të papërshkrueshëm, sepse sapo jemi informuar që Tirana do jetë “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023”.

Ishin këto fjalët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një manifestim të madh në 7 nëntor të këtij viti në Sheshin “Skënderbej. Pas fjalëve të të parit të bashkisë shpërthyen fishekzjarrët. Normalisht të gjitha TV-të që transmetojnë 24 orë lajme ishin LIVE, për këtë “ngjarje të madhe”.

Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, Veliaj ka folur sikur Tirana është i vetmi qytet që do ta mbajë këtë titull vitin e ardhshëm.

Në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Titullin e “Qyteteve Europiane të Sportit” dhe “Kryeqytetit Europian të Sportit” e jep “ACES Europe”. Ajo është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Bruksel. Për vitin e ardhshëm, “Kryeqyteti Europian i Sportit” do të jetë Gllasgou.

Ndërsa “Qytet Europian i Sportit” janë gjithsej 16 të tillë dhe jo vetëm Tirana siç përpiqet ta paraqesë Veliaj.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në google dhe mëson se bashkë me Tiranën të njëjtin titull e kanë marrë edhe Martorell (Spanjë), Busto Arsizio (Itali), Eibar (Spanjë), Catanzaro (Itali), Poprad (Sllovaki), Fondi (Itali), Montana (Bullgari) , Padova (Itali), Velika Gorica (Kroaci), Rende (Itali), Tres Cantos (Spanjë), Schio (Itali), Sakarya (Turqi), Viana do Castelo (Portugali), Spinea (Itali),

Valle d’Aosta (Itali) dhe Regjun Lëânt (Maltë) janë caktuar si “Rajonet Sportive Evropiane 2023”.

Këto qytete Veliaj nuk i përmend asjëherë. Do të ishte më e ndershme nëse do të thuhej se kryeqyteti shqiptar “është një ndër qytetet e përzgjedhura”. Por edhe në këtë rast propaganda po bën punën e saj. Doza është shtuar sidomos me afrimin e zgjedhjeve të 14 majit. ©LAPSI.al


 




8 Comments

  1. Pervec Veliajt dhe Fidelit ky lajmi per “Tirana-Qytet i Sportit’2023”, te cilet llogarisin fushaten zgjedhore per mandatin e trete te Erionit, por edhe xhepin, natyrisht nuk enthusiazmon qytetaret e Tiranes qe pame me 6 dhjetor…

    1. Po ketu ske nje trotuar ku te ecin femijet jo me shesh a fusha per sportistet. O ZOT ku arrin mashtimi ! thotë:

      Po ketu ske nje trotuar ku te ecin femijet jo me shesh a fusha per sportistet.
      O ZOT ku arrin mashtimi !

  2. Megjithatë, arritje është. Nuk mbaj mend të jetë zgjedhur herë tjetër. Nuk e njoh sepse smë lidh gjë me të por, më i mirë nga të mëparshmit është. Nga viti në vit Tirana po bëhet më e bukur. Biles edhe qytetet e tjera.

  3. Po lali po
    Ngaqe ai përmend vetëm Tiranën dhe jo te tjerat qenka propagand
    Shke mer futi i tas grosh se sjeni per asi gjo
    Jo vtm ju po dhe ai klani me shok
    E boni qimen tra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *