• |
ide | kryesore

Kërcënohet me jetë Giorgia Meloni dhe vajza e saj 6-vjeçare, identifikohet autori

-Instant, Lajme, Planet
Giorgia Meloni



Policia italiane ka identifikuar autorin që kishte kërcënuar me jetë kryeministren italiane dhe vajzën e saj. Autori është një i ri i papunë, i zemëruar me planet e qeverisë që synon shkurtimin e subvencioneve kundër varfërisë. 27-vjeçari sicilian është vënë nën hetim për sjellje kërcënuese. Shtëpia e tij është kontrolluar dhe llogaria e tij në Twitter është mbyllur.

“Nëse i heq të ardhurat bazë, do të të vras ​​ty dhe vajzën tënde. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”, ishin këto disa nga mesazhet e dërguara nga 27-vjeçari.

Partia “Vëllezërit e Italisë” në fakt kanë “akuzuar” 5 Yjet e Giuseppe Contes, duke pasur parasysh se ai po nxit klimën e urrejtjes ndaj Giorgia Melonit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *