• |
ide | kryesore

Komiteti i Helsinkit dënon sulmin ndaj Berishës: Prokuroria të kryejë hetime të shpejta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gerti shehu, sali berisha



Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha.

KShH dënon sulmin ndaj kreut të PD, ndërsa kërkon nga Prokuroria që të kryejë hetime të shpejta

“Prokuroria e Tiranës të kryej hetime të shpejta. Tubimet paqësore dhe pa armë, të garantuara nga Kushtetuta”., thuhet në njoftim.

31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha ndërsa po marshonte i shoqëruar nga truproja, demokratë, e mbështetës të PD, gjatë protestës së opozitës.

31-vjeçari u neutralizua nga truprojat e Berishës, ndërsa më pas u arrestua nga autoritetet. Ngjarja u dënua nga aktorë të shumtë politikë.



9 Comments

  1. publikun.

    “Ai që e ka gjuajtur është i njohur në familjen e Berishës, ka marrë rrogë. Një djalë i varfër, i rritur pa baba dhe ka parë Berishën si baba. Berisha ka 20 bodygurd, nuk besoj që do e lejonin të çante turmën . Berisha sa herë ka pasur humbje e ka kaluar në dhunë, si në 97′ me luftën civile, ku rrugët u mbushën me gjak. Berisha doli i padjegur.

    Në 2011, 21 janar, ndjeu që po i ikte pushteti dhe vrau 4 protestues. Çdo dalje e Berishës e ka kultuë politike dhunën. Ku ishte ky komiteti Helsinkit kur u vrane kater qytetare ne bulevard nga spiuni salih metaj berisha

  2. “Russia Today” raporton me video protestën e Berishës duke shfaqur shqetësimin për tensionet që ka shkaktuar në Tiranë dhuna ndaj Sali Berishës.

    “Sulmohet Sali Berisha! Tension në qendër të Tiranës”, është kryetitulli i “Russia Today”, e cila përpiqet të demonizojë kryeqytetin shqiptar.

    “Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, i cili drejton demonstratat e opozitës në këtë qytet, është sulmuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qeveria ka ndaluar hyrjen në vendin ku mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor”

  3. Perse nuk jemi mire. Te vjen keq per nje komunist te poshter si Sala? Jeni ju te tredhur dhe te trembur sa ju vjen frike te thoni se Berisha ka qene dhe ka mbetur nje komunist.

    1. I tredhur,i verber,i pa shpirt eshte ai qe nuk sheh realitetin ku jetojme;
      Ç’fitoni xhanem duke iu lepire te keqes,duke u kenaqur me vuajtjet e popullit,duke u bere lecke qe shkelet me kembe?
      Thirrini mendjes sa jeni ne kohe,do e paguani ne nje menyre a tjeter gjithe kte negativitet,si nuk e kuptoni?
      Nuk po flas thjesht per grushtin ndaj dikujt,po flas per ligesite non stop qe iu impononi njerezve te pafajshem.
      Per te miren tuaj,analizoni me kthjelltesi realitetin dhe shikoni çjeni duke bere,asgje nuk do merrni me vete perveç mekateve qe duhen lare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *