• |
ide | kryesore

Lubonja: Goditja e Berishës, pasojë e gjuhës të dhunshme së Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjuhës lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja se sulmi ndaj Berishës është pasojë e gjuhës se përdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Duhet një moment reflektimi i politikës për kulturën e dhunës që është gjeneruar politika këto 30 vjet. Mungon marrja e përgjegjësisë për veten, por gjithmonë gjendet një armik që demonizohet nga një krah. Politika bëhet mbi emocione njerëzish dhe jo mbi ide e projekte e interesa të përbashkëta.

Unë e kam provuar vetë një histori të ngjashme. Gjykoj që “fut ujë” ideja që është njeri i infiltruar. Shumë e mençur që dokumentin ja kanë dhënë. Një njeri i infiltruar nga policia duhet të jetë i zoti, i mençur dhe racional. Nuk justifikohet me veprimin që bëri.

Me apo pa raport për mua ai njeri nuk është një njeri normal. Pa dyshim është një njeri i politizuar dhe pa një mendim kritik, si në rastin e militantëve ekstremë. Gjykoj që akti vjen nga gjuha e dhunshme e Ramës. Vrasjet metaforike që ai u bën çdo ditë kundërshtarëve, e realizon një militant i tillë i sëmurë psikik.

Përgjegjësia është e politikës që ka krijuar një politikë të tillë konflikti. Një i sëmurë psikik kishte urrejtje politike ndaj meje. Më shihte në televizion dhe më theu xhamin e makinës.

Në një krah opozita tha “ja kanë bërë me qëllim” sepse sa më shumë të demonizohet aq më mirë është. Ndërsa policia që është me qeverinë e manipuloi ngjarjen edhe tha sa nuk e dinte që ishte makina ime edhe pse familjarët e tij thonin të kundërtën”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24.

Sipas Lubonjës Rama përbën një rrezik dhe se ka përshkallëzuar dhunën dhe kapjen e shtetit dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve.

“Unë pajtohem me idenë që Rama përbën një rrezik. Ka përshkallëzuar dhunën dhe kapjen e shtetit dhe rrezikimit të jetëve tona. Ajo që ndodhi me Hysenbelliun të dielën ishte një tregues i asaj.

Nuk është thjesht shprehje e gjuhës së urrejtjes së urrejtjes së tij. Përshkallëzimi është që ka ardhur koha për veprime. Nuk është në stilin e Ramës ky lloj përshkallëzimi, me këtë njeriun që gjuan me grusht atje. Ky ishte një bumerang për Ramën që kjo ngjarje ndodhi në ditën e samitit”, – tha Lubonja. ©LAPSI.al



8 Comments

    1. Ju kujtohet “s’keni parë gjë akoma” që në fjalimin e parë në kuvend si k/ministër .
      Në vend që të thonte “do punoj fort për të gjithë shqipterët”.
      Ai erdhi në pushtet me mentalitetin e pushtuesit dhe ashtu po qeveris.

  1. Une mendoj se ligjerimin agresiv duhet ta kufizojme, por jo prej frikes se keqperdorimiit nga te cmendurit, por prej frikes se ndeshkimit nga te mencurit.

  2. Po lur fliste berisha per snajpera, e per rrembeni armet.
    Apo tani afer, rama ti je armiku im.
    Apo atij i falet, se ashtu ka fol gjithmon. Dhe është monopoli i berishes kjo e folur. Dhe askush tjeter nuk duhet ta kopjoj.

  3. Ramofaget vulgare ose patronazhistet truthare, opo mire qe servilosen kah Bollinos ne uturakun e tij mediatik, pale, vijne ketu dhe ndyjne dynjane me fjalirin e tyre tipik Ramarugac! Sidoqe te veje kjo pune, sdo mend qe vecse do na hane, sic thote populli, ate mune!

  4. ……Dhe te huajt qe ishin ketu per çudi nuk bene asnje koment, per inçdentin e rende qe ndodhi! Keta bejne pafund teorira se si duhet te funksionoje demokracia, dhe ne kete rast heshtin!!! Pra o vellezer …mblidhni mendejen nuk e çan europa bithen per Shkiperi e per skipetare!! Keta legenet evropiane i ka mbushur me para hajduti dhe nuk ndjehen me !!! I I zoti e nxjer gomarin nga balta:, as evropa e as ameriqia! Na kane len vetem perballe hajduteve, ( an thone beni vete punen , nuk e ebjle ne per ju , vitini veten) Duhet te hidhemi ne protesta dite e nate pa mbarim, deri sa ta shkulim e ta hedhim ne grope kancerin e Shqiperise! Ta bejm si ja bene Viktor Ianukovytc ne Ukraine ne 2010…… protesta deri ne rrezimin e tij qe iqhte hajdut dhe sherbetor i Putinin, njesoj si nevojtorja e Shqiperis ,;hajdut tradhetar dhe bythlepires i Putin-vipiçit

  5. Sulmet ndaj opozites ne te gjitha frontet, me blerjen e saj, me bullizimin ne parlament, me heshtjen e paguar te mediave, me mercenare patronazhiste, te shperblyer me vende ne administrate e bashkite e vendit, KM yne beri nje kryqezate kunder pluralizmit, duke ndertuar paradhomen e nje diktature te re.

    Eshte ne dore te shqiptareve qe te ulin kurrizin e te ikin nga syte kembet, apo te rezistojne e te marrin ne dore Shqiperine me te gjitha format demokratike te Europes qe enderrojme.

    Me shqiptare me letra e gjysme-shqiptare, nuk mund te kete te ardhme Shqiperia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *