• |
ide | kryesore

Magazinë me 90 rrënjë kαnabis, në pranga 54 vjeçarja në Malësi të Madhe

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër dhe bashkëshortet e tyre kishin kultivuar 90 bimë kanabis në vazo në një magazinë në fshatin Jeran, Malësi e Madhe. Mësohet se u proceduan penalisht edhe 4 punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre. Pronarja e magazinës, File Vuksani, 54 vjeçe është arrestuar nga policia ndërsa një tjetër, e identifikuar si M.V., 43 vjeçe do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ato u kapën brenda një magazine të përshtatur për të kultivuar bimë narkotike. Ajo ishte përshtatur për kultivim me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës shërbimet e Policisë kanë gjetur 90 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ato ishin të kultivuara në vazo, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 24 llamba elektrike dhe pajisje të tjera elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *