• |
ide | kryesore

Po planifikonin një sulm në parlament, arrestohen 25 persona në Gjermani

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar 25 anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë të cilët dyshohet se synonin rrëzimin e qeverisë. Raportet gjermane thonë se grupi i ekstremit të djathtë planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin, raporton BBC.

Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger, e cila ka qenë prej kohësh në vështrimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë bërë komplot për të përmbysur Republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871.



3 Comments

  1. Do sulmonin parlamentin socialisto/demokrat/jeshil/”konservator te qendres” gjerman dhe do ndryshonin republiken 50 persona…..? Keta komunistet gjermane ti hane mutin marksit, engelsit, leninit, stalinit etj etj.
    Keshtu eshte kur ta mbyll rubinetin Putin-i, fillojne efektet e haluçinacionet

  2. Lajm shumë interesant.
    50 “meonazistë” paskeshin kurdisur një grusht shteti për të përmbysur partitë e majta nga pushteti në Gjermani, por për fat të madh, 25 prej tyre qenkan arrestuar.
    25 të tjerët a mos thua të kenë mbajtur vrapin në Tiranë e të kenë kërkuar asil politik mga qeveria “antikomuniste” e Ramës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *