• |
ide | kryesore

Rrahu gruan, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 47 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë. “, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *