• |
ide | kryesore

Rritet tensioni/ Të tjera shpërthime në veri të Mitrovicës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shpërthime



Serbët në veri të Kosovës duket se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për 4 komuna më 18 dhjetor. Të shoqëruar nga Policia e Kosovës disa zyrtarë zgjedhorë shkuan të martën në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut. Pas kësaj u shtua prania e policisë në urën mbi Ibër. Por rreth orës 17:00 u dëgjuan disa shpërthime. Shënjestër ishte një objekt ku po punonte Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut. Mediat e Kosovës shkruajnë se ai është djegur tërësisht.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se “në veri të vendit, individë të maskuar kanë sulmuar zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë me bomba shokuese dhe të shtëna në ajër”. Pas këtij reagimi, rreth orës 18:00 pati sërish një shpërthim në Mitrovicë të Veriut. Në vendngjarje shkuan policia dhe EULEX. Ekipet e policisë kanë shkatërruar një bombë dore që ishte brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

Pas këtyre incidenteve, reagoi përsëri Policia e Kosovës, e cila përmes një komunikate për media tha se “raportimet e përfaqësuesve të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë janë të pavërteta dhe tendencioze të cilët kanë për qëllim dëmtimin dhe ataktimin e profesionalizimit, legjitimitetit të Policisë së Kosovës”. Sa i përket gjendjen në terren, policia njoftoi se ajo është e stabilizuar.

“Dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav” – thuhet në deklaratë.

Rreth orës 20:30 pati sërish një shpërthim në Mitrovicën e Veriut. Madje këtë herë shpërthimi ndodhi pranë policisë dhe gazetarëve që ishin duke e ndjekur ngjarjen. Më pas gazetarët u larguan për arsye sigurie. Rruga që të çon në drejtim të objektit të KKZ-së u mbyll dhe nuk lejohej qarkullimi nga policia. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Edi Rama nuk pushon se berri thirje Evropes qe te sillen bute me Serbine.Edhe vete Enveri nuk e berri pis sa ky i gjati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *