• |
ide | kryesore

Argjentina, Di Maria kthehet me grupin: gati për çerekfinalen me Holandën

-Instant, Sport
Di Maria



Një lajm i mirë për Lionel Scaloni, ose më saktë, më i mirë nuk mund të bëhej. Angel Di Maria është stërvitur me shokët e tij të skuadrës dhe për këtë arsye duhet të jetë sërish i disponueshëm për çerekfinalen. Trajneri i Argjentinës. Lionel Scaloni, mund të ketë anësorin e tij të preferuar për përballjen e Kupës së Botës 2022, të planifikuar për të premten në mbrëmje kundër Holandës. Tani do t’i mbetet trajnerit të vendosë nëse do ta hedhë në fushë që nga minuta e parë. Scaloni në ndeshjen e 1/8 kundër Australisë, luajti me Papu Gomez, por Di Maria ishte i dëmtuar.

Di Maria mungoi në ndeshjen kundër Socceroos për shkak të një problemi muskulor në kuadriceps. Pasi i kishte nisur të tria ndeshjet në fazën e grupeve si titullar, Scaloni u detyrua të bënte pa Di Maria. Nëse “Fideo” do të jetë në fushë në çerekfinale, do të thotë se Albiceleste konfirmon formacionin 4-3-3. Në krah të ëingerit të Juventus, si zakonisht do të luajë Messi dhe Alvarez. Në të kundërt, Scaloni duhet të vlerësojë gjendjen fizike të Gomez. Papu pësoi një ndrydhje të lehtë të kyçit të këmbës. Alternativa është një ndryshim taktik, me rikthimin e Lautaro Martinez si titullar. Sulmuesi i Inter mund të mbështesë përpara sulmuesin e talentuar të City.

Lexo më tej: Video/ Messi e Alvarez udhëheqin Argjentinën në çerekfinale: sa pranë barazimit Australia

Argjentina, pasi u mposht në debutim nga Arabia Saudite, rrezikoi kualifikimin përtej fazës së grupeve. Seleccion reagoi me dy fitore kundër Meksikës dhe Polonisë, për tu renditur e para e grupit. Në 1/8 ata mundën Australinë, por jo pa rrezikuar. Socceros ngushtuan diferencën në 2-1 dhe në fund mund të kishin barazuar, por Argjentinën e shpëtoi Martinez. Tani, përballë është Holanda e Van Gaal, që kërkon të fitojë Kupën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *