• |
ide | kryesore

Arrestohet i shumëkërkuari Gazment Kusta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kusta



Arrestohet Gazment Kusta. 35-vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe i shumëkërkuar nga uniformat blu.

Ai kërkohej për një ngjarje të rregjistruar në 17 shkurt 2021 ku Kusta së bashku me 3 persona të maskuar u futën brenda një lokali në Fushë Krujë të armatosur. Me një shkop bejsbolli ata kanë dhunuar një shtetas të identifikuar si Elvis Elezi.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin Gentian Kusta, 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Gazment Kusta dhe Elvis Elezi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *