• |
ide | kryesore

Celine Dion diagnostifikohet me “Sindromën e personit të ngurtë”

Paparazzi, Slider



Celine Dion njoftoi sot se ajo është diagnostikuar me një sindromë të quajtur “Stiff Person Syndrome” në shqip “Sindroma e personit të ngurtë”dhe do të shtyjë koncertet e saj.

“Kam qenë duke u përballur me probleme me shëndetin tim për një kohë të gjatë dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, tha ajo në një video të postuar në rrjetet sociale ku u shfaq e përlotur.

“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një sindromë shumë të rrallë neurologjike, e cila prek një në një milion njerëz,” vazhdoi ajo.

‘Sindroma e personit të ngurtë’ shkakton ngurtësi të trupit. Me kalimin e kohës, muskujt e këmbëve bëhen të ngurtë të ndjekur nga muskujt e tjerë duke përfshirë krahët dhe fytyrën. Këngëtarja 54 vjeçare tha se gjendja e ka bërë të vështirë ecjen dhe e ka penguar atë të këndojë si më parë.

Për diagnozën e Celine Dion nuk ka një kurë specifike, por vetëm trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes. Jetëgjatësia e dikujt me SPS mund të shkojë nga 6 deri në 28 vite, varet nga gjendja shëndetësore e gjithsecilit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *