• |
ide | kryesore

Eurostat: Shqipëria e treta në Europë për rritjen e fluturimeve në 2021

-Instant, Lajme, Të fundit



Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në 2021, duke rikuperuar me shpejtësi pas pandemisë. Tregu i fluturimeve në vend rezulton të jetë rritur me 123% për periudhën 2020-2021, sipas INSTAT, duke tejkaluar edhe mesataren e Bashkimit Europian që ishte 35%, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Shqipëria rezulton e treta në Europë, pas Malit të Zi (151%) dhe Kroacisë (129%) për rikuperimin pozitiv në tregun e fluturimeve, duke lënë pas vende si Spanja, Italia, Austria, Zvicra, për të njëjtën periudhë si më sipër.

Në terma absolutë, 2.9 milion shqiptarë zgjodhën fluturimet nëpërmjet ajrit gjatë 2021-it.

Heqja e kufizimeve, masat më të lehta krahasuar me shtetet e tjera të Europës, futja e linjave low-cost kanë bërë që tregu i fluturimeve në vend të marrë veten shpejt, por gjithësi në 2021-n numri i fluturimeve ishte 12% më i ulët se para pandemisë, në 2019-n.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se tregu është rikuperuar me shpejtësi në 2022-n, me numrin e personave që kanë fluturuar që vetëm për 10 mujorin ka arritur në 4.4 milionë pasagjerë, me rritje 82% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s dhe 66% në krahasim me 2019-n, periudhën para pandemisë.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, EUROSTAT fenomeni i rritjes në 2021-n, është ndjerë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Aeroporti i Greqisë ka njohur rritje me 86% të numrit të pasagjerëve krahasuar me 2021-in, aeroporti i Maqedonisë së Veriut me 79% të numrit të pasagjerëve, aeroporti i Serbisë rritje me 77% të numrit të pasagjerëve gjithsej.

Sipas EUROSTAT, numri i pasagjerëve që fluturuan nëpërmjet ajrit në Bashkimin Europian në 2021 arriti në 373 milionë.

Listën e kryeson Spanja me 91 milion pasagjerë nga të gjitha linjat ajrore, e ndjekur nga Gjermania me 73 milion pasagjerë dhe Franca me 66 milion pasagjerë gjithsej.

Ecuria pozitive erdhi sidomos pas 2019, kur numrit i pasagjerëve u reduktuan me 73% gjatë pandemisë.

Vendet e BE me përjashtim të Finlandës (që shënoi rënie me 16%), regjistruan rritje të numrit të pasagjerëve që udhëtonin me avion në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020. Këto rritje varionin mes shteteve anëtare, nga 10% në Irlandë, 16% në Suedi dhe 17% në Letoni në 86% në Greqi, 105% në Qipro dhe 129% në Kroaci.

Transporti i pasagjerëve jashtë vendeve të Bashkimit Europian zuri 39% të totalit të transportit ajror të pasagjerëve gjatë 2021.

Nga ana tjetër, transporti ajror brenda BE-së zuri 38% dhe transporti kombëtar përfaqësonte 23%.

Krahasuar me vitin 2020, pesha e transportit jashtë vendeve BE-së u ul me 5,5 pikë përqindjeje, ndërsa transporti brenda BE-së u rrit me 4,5 pikë përqindje; transporti kombëtar u rrit me 1 pikë përqindje.

Aeroportet më të mëdha në numër pasagjerësh për 2021

Pesë aeroportet me numrin më të lartë të pasagjerëve në 2021 mbeten ai i Parisit, Charles de Gaulle me 26.2 milionë pasagjerë, aeroporti i Amsterdamit, Schiphol me 25.5 milionë, aeroporti i Frankfurtit Main me 24.8 milionë, aeroporti i Madridit, Barajas me 23.2 milionë dhe aeroporti i Barcelonës, El Prat me 18.5 milionë pasagjerë.

Në 10-shen e parë gjenden dhe aeroporti i Palma de Mallorca me 14.5 milionë pasagjerë, i cili ka regjistruar rritjen më të madhe në listë me 137% krahasuar me vitin 2020, e ndjekur nga Paris-Orly në Francë me 46% dhe Athinai/Eleftherios Venizelos në Greqi 52%.

Nga krahu tjetër, rënie me tre vende ka shënuar aeroporti i Mynihut me 12.5 milionë duke qenë aeroporti që pa rritjen më të vogël të numrit të pasagjerëve në 2021 krahasuar me 2020./ Monitor



2 Comments

  1. Viti 2022 do të jetë më i begatë në fluturime, sepse ikin shqiptarët nga e ku te munden, njerëz të pashpresë, të vjedhur e të mashtruar nën thundrën e korrupsionit dhe krimit….

  2. Gezohuni qe po ju sperkasin dhe Po ju helmojme A ionat me gazrat e perzjerja me Aerosol. Duan ta zhdukin are popull idiot qe gezon qe po pushtohet nga te huajt me pretekstin e Turizminte por nderkohe Amerikanet ja vjedhin gjithe pasurite Natyrore. Gezohuni qe po mbushemi me tymra makinash te turisteve dhe milona tona plehra te shkaktuara nga ata dhe ju do paguani 20 fish per cdo gje se cmimet jane rritur dhe Jane bere per turistat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *