• |
ide | kryesore

Goditi me grusht Berishën, Prokuroria e Tiranës sekuestron kartelat mjekësore të Gerti Shehut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit Gerti Shehu, të riut që dy ditë më parë goditi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Hetuesit pritet të verifikojnë dhe diagnozën e përcaktuar nga mjeku Sadik Lala.

Familjarët kanë dëshmuar në polici se se ai vuante prej kohësh nga problem i shëndetit mendor dhe prej pesë vitesh kurohej.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Spitalit të Traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës.

Përveç ekspertizës së gjendjes mendore, prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkencore mostra për të parë nëse 31-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike ditën që ndodhi edhe ngjarja.

Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, ndërsa prokuroria pritet të kërkojnë masën “arrest me burg”.



2 Comments

  1. pd dhe sales i kane bere magji…………….. e kishin vendos ne kat te pare……. pd duhet te ngrej nje komision per hetimin e magjise urgjent.

  2. KM yne ka kartele per skizofren, si puna ketij jane 80 % e shqiptareve me strese e dhune ne famije por qe te besh nje veprim te tille kerkon garanci te forta prandaj nuk i ha njeri keto historite me kartela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *