• |
ide | kryesore

I kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet 21-vjeçari nga Patosi

-Instant, Lajme, Të fundit



Në prangat e policisë ka rënë Mateo Isufaj, 21 vjeç banues në Patos. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kundrejt tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga shteti Italian pasi akuzohet për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

M. I., 21 vjeç, banues në Patos.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *