• |
ide | kryesore

IKMT zbarkon në Vlorë, pritet shembja me tritol e objektit 4-katësh pa leje

-Instant, Lajme, Të fundit



Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit ka zbarkuar sot sërish në qytetin bregdetar të Vlorës. IKMT-ja po zhvillon aksione për shembjen e një ndërtese 4 katëshe. Ndërtesa e cila mësohet se është një shtëpi 4 katëshe, ndodhet në Dhërmi. Sipas informacioneve objekti është ndërtuar pa lejen përkatëse nga organet kompetente. Sot është dita e dytë e aksionit të nisur për shembjen e këtij objekti. Ende nuk dihet se kush është pronari i tij.

Pritet që gjatë ditës së dielë të kryhet shpërthimi i kontrolluar me mina të telekomanduara për të bërë të mundur rrëzimin e objektit të ndërtuar pa leje. Sakaq, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë inspektimin në këtë qytet për ndërtesat që rezultojnë pa lejen përkatëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *