• |
ide | kryesore

Johnny Depp, personi më i kërkuar në Google

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp kryesoi listën e njerëzve më të kërkuar në Google 2022. Menjëherë pas tij në vendin e dytë është aktori, Will Smith. Ndërsa  vendin e tretë e mban  ish-bashkëshortja e Depp-it, Amber Heard, me të cilën u përfshi në një gjyq  gjatë verës për shpifje.

Në top 5 renditen Antonio Brown dhe Kari Lake. Tre kërkimet kryesore në trend në përgjithësi ishin përkatësisht “Wordle”, “rezultatet e zgjedhjeve” dhe “Betty White”. (White vdlq më 31 dhjetor 2021 , 17 ditë përpara ditëlindjes së saj të 100-të.)

Në gjyqin e Virxhinias midis Depp dhe Heard, një juri prej shtatë personash zbuloi se aktorja e Aquaman shpifi për Johnny në artikullin e saj të vitit 2018. Atij iu dha më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.  Heard fitoi një nga kundërpaditë e saj për shpifje dhe iu dha 2 milionë dollarë.

Por, së fundmi ajo e apeloi vendimin, me avokatët e saj të rinj që vunë në dyshim vendimin e 1 qershorit, si dhe pse gjyqi u lejua të zhvillohej në Virxhinia në vend të Kalifornisë. Depp është gjithashtu apeluese quajti vendimin e kundërpadisë “të gabuar”. Ai ka qenë shpesh prezent në publik që nga vendimi. Johnny mori pjesë në jë paraqitje surprizë në MTV VMA 2022 në gusht, publikoi muzikë të re me Jeff Bec si dhe sfiloi  në shfaqjen e modës të Rihannas. Ndërsa, Amber është fokusuar në rritjen e vajzës së saj Oonagh, 19 muajshe./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *