• |
ide | kryesore

Kapet arsenal armësh në Portin e Durrësit, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person me një arsenal armësh është arrestua nga Policia e Shtetit në Portin e Durrësit. Ai është identifikuar si Selma Lajci nga Kosova. Policia zbardh më tepër detaje përmes një njoftimi për mediat.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar në analizën e rriskut dhe inteligjencën informative për një shtetas që kishte me vete armë zjarri dhe do të hynte në Shqipëri, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore, operacionin policor të koduar “Snajperi”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 53 vjeç, banues në Zvicër.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të RSH, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip “Land Rover” dhe gjatë kontrollit, Policia gjeti të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *