• |
ide | kryesore

Miratohet marrëveshja Shqipëri-Zvicër për sigurimet shoqërore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.

Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, iu paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike. 🇦🇱🤝🇨🇭. Kryeministrja Giorgia Meloni gjatë takimit me Kryeministrin Rama, dy ditë më parë në Tiranë tha se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkruan ministrja e Punëve të Jashtme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *