• |
ide | kryesore

Mori 131 mijë euro ryshfet duke favorizuar një tender, arrestohet 48-vjeçarja e shpallur në kërkim

Arkiva



Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale, midis tyre një grua për korrupsion dhe ryshfet në vlerën 131 mijë euro.

Sipas policisë 48-vjeçarja Albana Ferraj akuzohet për favorizimin e një kompanie italianë në një tender në vitin 2016.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë hartuar një plan masash në kuadër të të cilit janë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambiente të ndryshme që mund të frekuentohen nga persona të shpallur në kërkim, me qëllim kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. kanë kapur shtetasit:

– A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016;

– R. Z., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi është dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3. kanë kapur shtetasin:

– A. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *