• |
ide | kryesore

Nënë e bijë anonohen në aplikacionin e takimeve

Paparazzi, Slider



Ato janë kryefjalë e mediave sociale e jo vetëm. Joleen Diaz dhe vajza e saj Meilani Parks kanë 24 vjet diferencë në moshë – por njerëzit shpesh mendojnë se ato janë motra.

“Unë nuk mendoj se ajo e ka problem,” thotë Diaz, 43 vjeç, për vajzën e saj 19-vjeçare. “Duke u rritur, ajo shpesh dëgjonte njerëz që thoshin se mendonin se isha motra e saj.” Dyshja nga Kalifornia Veriore janë shumë të afërt.

“Unë dhe Meilani nuk kemi shkuar kurrë në klube së bashku”, tregoi Diaz, e cila është mësuese në shkollë fillore, për Jam Press, duke shtuar se as ajo nuk ka në plan të dalë me vajzën e saj në të ardhmen.

Joleen është një mami beqare pasi u nda me partnerin e saj 13 vjet më parë, me të cilin ruan ende marrëdhënie të mira. Por cili është sekreti i pamjes së saj rinore. “Unë kam pasur gjithmonë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive,” thotë Diaz. “Unë pi rrallë alkool. Unë pushoj shumë dhe ha një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.”

Diaz gjithashtu i përmbahet rreptësisht rutinës së kujdesit të lëkurës. “Unë kujdesem shumë për lëkurën time dhe çdo ditë e laj fytyrën në mëngjes dhe para se të shkoj në shtrat,” thotë ajo, një regjim që ajo pretendon se e ka filluar kur ishte vetëm 12 ose 13 vjeç. “Mamaja ime dikur blinte Mary Kay dhe unë përdorja fshehurazi produktet e saj për kujdesin e lëkurës.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *