• |
ide | kryesore

Nuk është Kane, Sterling e as Foden! Për francezët rreziku numër 1 është… Maguire

-Instant, Sport
Maguire



Angli-Francë do të jetë e çerekfinalja e fundit e Katar 2022. Ndeshja mes gjigantëve europianë, të shtunën në orën 20, në stadiumin Al Bayt, e premton të jetë e ekuilibruar. Anglezët e kanë identifikuar tashmë Kylian Mbappè si rrezikun numër një, e kështu edhe francezët. Vetëm se emri që, sipas L’Equipe, duhet të mbahet nën mbikëqyrje të fortë nga skuadra e Deschamps, është befasues. Nuk është Kane, as Bellingham, Saka, Sterling apo Foden. Kërcënimi më i madh është identifikuar te… Harry Maguire.

Një betejë mes dy superfuqive të futbollit europian, ku rezultati mund të anojë pa dallim nga njëra anë apo tjetra. Sipas të gjitha gjasave, ndeshja do të vendoset nga një prej kampionëve të shumtë në fushë. Southgate dhe ekipi i tij e dinë mirë se rreziqet më të mëdha mund të vijnë nga Kylian Mbappè. Sulmuesi francez tashmë ka shënuar 5 gola në Botëror. Deschamps, sipas një ideje ekstravagante të L’Equipe, duhet të kenë kujdes mbi të gjitha nga Harry Maguire. Mbrojtësi, nuk ka shënuar ende në Katar për Anglinë. Megjithatë francezët e kanë parë të udhës ta konsiderojnë rrezik kryesor.

Lexo më tej: Anglia në çerekfinale, Rice i paralajmëron të gjithë: “Jemi të nënvleftësuar. Të tjerët tani mund të kenë frikë”

Sipas L’Equipe, aftësia e Maguire në goditjet standarde mund të çojë në rreziqe të mëdha në portën e Loris. Në veçanti, gazeta franceze është e shqetësuar për lojën bllokuese që Anglia ka studiuar për të favorizuar futjen e qendërmbrojtësit të Manchester United: “Një nga pikat më të forta angleze është bllokimi. Si në basketboll, një lojtar pozicionohet në trajektoren e mbuluesit të Maguire, që e detyron të shkojë rreth tij”, shkruajnë francezët. E përditshmja më pas shton: “Anglezi zotëron shumë fuqi në pjesën e sipërme të trupit dhe përdor krahët për të fituar avantazh ndaj kundërshtarit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *