• |
ide | kryesore

Princ Harry dhe Meghan zbulojnë detaje nga njohja e tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry dhe Meghan Markle kanë zbuluar se romanca e tyre filloi në mediat sociale.

Në dokumentarët e tyre të Netflix, “Harry & Meghan”, i cili u publikua të enjten, Duka dhe Dukesha e Sussex shpjeguan se si lidhja e tyre nisi në verën e vitit 2016. “Unë po rrija në Instagran  dhe një nga miqtë e mi kishte këtë video nga Snapchat,” kujtoi Harry. Pasi pa foton e Markle me një filtër qeni, princi britanik ishte kurioz të dinte më shumë.

“Unë thashë: ‘Kush është kjo?’”, tha ai. Markle tregoi se miku i saj më vonë i tha se “Princi Haz” ishte i interesuar ta takonte, por ajo nuk po e kuptonte se për kë bëhej fjalë.”Unë thashë: “Kush është ai?” kujtoi Meghan. “E pyeta nëse mund ta shihja instagramin e tij. Dhe më pëlqeu feed-i i tij pasi kishte plot foto të bukura dhe po qëndronte në Afrikë. Dyshja më pas shkëmbyen numrat e telefonit duke nisur një histori mbretërore dashurie.

Harry tha se ata ishin “vazhdimisht në kontakt” që atëherë, edhe pse Markle fillimisht donte të “ishte e lirë” dhe të shijonte verën si beqare, sipas mikes së saj Lindsay Jill Roth.”[Markle] kishte planifikuar disa pushime si beqare. Ajo kishte shumë plane për të shkuar nëpër Evropë,” shtoi një tjetër shoqe, Lucy Fraser, në dokumentar.

Edhe vetë Markle konfirmoi se  “kishte vërtet qëllim të ishte beqare dhe thjesht të argëtohej me vajzat” përpara se të binte në dashuri me princin. “Kam pasur një karrierë, kam pasur jetën time, kam pasur rrugën time, dhe më pas erdhi H.” Çifti u fejua vitin e ardhshëm, u martuan në vitin 2018 dhe tani kanë dy fëmijë; djalin Archie, 3, dhe vajzën Lilibet, 1 vjeç.Dyshja lanë detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *