• |
ide | kryesore

Princ Harry: Meghan ngjan shumë me mamanë time

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry ka krahasuar së fundmi Meghan Markle me nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana.

“Meghan është kaq e ngjashme me mamanë time,” tha Harry në episodin e parë të dokumentarit të tyre. “Ajo ka të njëjtën dhembshuri, ka të njëjtën ndjeshmëri, ka të njëjtin besim.”

Gjatë episodit, në të cilin Harry kritikon vazhdimisht shtypin për “ngacmimin” e tij gjatë gjithë jetësj, ai shprehu gjithashtu  se Markle do të pësonte të njëjtin fat si Diana. “Unë isha i tmerruar që ajo po ndiqej nga media,” pranoi Harry. Pendimi  im më i madh është që nuk reagova që në fillim për komentet e tyre raciste. Historia po përsëritej. Nëna ime u ndoq deri në vdeekje sepse ishte në një lidhje me dikë që nuk ishte i bardhë, dhe tani shikoni se çfarë ka ndodhur.” Ai shtoi, “Ata nuk do të ndalen derisa [Meghan] të vdesë. Është tepër tronditëse mendimi që mund të humbas një grua tjetër në jetën time.”

Autori i “Spare” thuhet se beson se Markle është gjithashtu e ngjashme me Dianën në mënyra të tjera. Në vitin 2017, Harry e prezantoi ish aktoren  me dy motrat e Dianës, Baroneshën Jane Fellowes dhe Lady Sarah McCorquodale, dhe shoqen më të mirë, Julia Samuel.

“Harry supozoi se familja dhe miqtë e Dianës do të shihnin një ngjashmëri midis Dianës dhe të fejuarës së tij,” shkroi Tom Bower në “Hakmarrja: Meghan, Harry dhe lufta midis Windsors”. “Të dy, tha ai, ndanin të njëjtat probleme. Por u zhgënjye. Askush nuk ishte dakord që nëna e tij e pambrojtur kishte ndonjë gjë të përbashkët me të dashurën e tij. Madje, ata menduan se Meghan nuk do të përshtatej me familjen mbretërore.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *