• |
ide | kryesore

Rruga Lekaj-Fier, si u shkelën rregullat për koncesionin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lekaj



Koncesioni për rrugën Lekaj – Fier që parashikon në fazë fillestare një vlerë investimi prej 320 milionë euro është një koncesion klientelist.

E para, kjo rrugë po i jepet bashkimit të 8 kompanive që në vitin fiskal të 2020-ës së bashku xhiruan rreth kalojnë nivelin e 8.7 miliardë lekëve së bashku, ose 70 milionë euro, ndërsa rrugës i duhet një financim prej 38 miliardë lekësh ose 320 milionë euro.

E dyta ky projekt është mjaft i rëndësishëm sepse lidhet me rrugët evropiane, por ky i është dhënë kompanive që nuk kanë asnjë eksperiencë në ndërtimin e autostradave. Nëse shikojmë tenderin e parë të hapur për të gjithë autostradën Milot – Fier dhe jo të copëzuar si më pas shihen qartë kriteret teknike dhe financiare që duhet të kenë kompanitë ku përfshihen punime të ngjashme dhe minimalisht ndërtimi i 50 km autostradë në një projekt tjetër. Por, Ministria e Infrastrukturës drejtuar nga Belinda Balluku vendosi që projektin ta ndajë në tre segmente rrugore dhe segmenti më i thjeshtë i saj është rruga Lekaj – Fier, ku kompanitë praktikisht kanë për të shtuar korsitë e emergjencës në 46 km, do të ndërtojnë një kryqëzim i tipit “trumpet” për të zëvendësuar rrethrrotullimin në Rrogozhinë si dhe do të ndërtohen pesë kryqëzime të reja me nivele të ndara për të zëvendësuar disa nga ato ekzistuese. Kësaj qeveria i vendosi vlerën 320 milionë euro e pabazuar në asnjë studim fizibiliteti, pasi edhe ai i financuar nga BE në 2019-ën, seksionin Lekaj – Lushnjë e ndan veçmas dhe atë të Lushnjë – Fier gjithashtu veçmas.

Në këtë mënyrë, Ministria e Infrastrukturës veç se po provon dorën me kompanitë fituese, duke i dhënë atyre një mundësi për të ndërtuar një autostradë dhe të prezantohet përpara bankave me një kontratë e garantuar nga shteti në mënyrë që të marrin kredi, interesat e së cilës do paguhen nga qytetarët shqiptarë. Për shkak se kompanitë nuk kanë asete të mjaftueshme, ato do vendosin si kolateral në banka pronën publike, rrugën e cila është tashmë e ndërtuar dhe funksionale, shkruan Top Channel.



1 Comment

  1. Rruga e Arbrit, eshte plot me cel e karoatresave, nga qe ka aksidente cdo dite nga punimet me skandaloze thotë:

    Ku ka ketu kompani per te ndertuar keto rruge ?? Rruga Shkozet- Teg , as 2 vjet rruge, sikur ka 50 vjet, asfalt gjith gunga, sinjalistika gabim, gjith pellgje uji
    Perse i pagon qeveria keta bastard. Rruga para spitalit per te min e mbrojtjes, 3 vjet rruge, plot me gropa , hajdute ordiner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *