• |
ide | kryesore

Sa herë është tradhëtuar Shakira nga Pique, dalin detajet

Paparazzi, Slider
Pique Shakira



Menduat se me firmosjen e marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve në fillim të dhjetorit mori fund çështja Shakira-Pique?

Epo ndonëse dyshja vazhdojnë jetën e tyre larg njëri-tjetrit, thashethemet rreth ish-lidhjes së tyre nuk kanë të sosur.

Së fundmi gazetari i njohur spanjoll Jordi Marti i cili është marrë nga shumë afër me çështjen e ish-çiftit ka nxjerrë në dritë disa informacione të reja.

Ai është shprehur se ish-futbollisti e ka tradhtuar plot 50 herë këngëtaren gjatë marrëdhënies së tyre.

Një numër goxha i lartë duhet thënë, mirëpo ndonëse vonoi më në fund Shakira e kuptoi dhe pjesa tjetër dihet tashmë nga të gjithë ju.
Kujtojmë që dyshja janë prindër të Sashës dhe Milan-it.

Me datë 1 dhjetor 2022, u nënshkrua më në fund marrëveshja mes Shakirës dhe Pique-s lidhur me kujdestarinë e fëmijëve. Ata hynë dhe dolën veç e veç nga gjykata pas dakordësisë mes tyre.
Daily Mail bëri me dije se ligji i jep të drejtën Pique-s të kalojë deri në 10 ditë në muaj me fëmijët e tij.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga jeta e këngëtares së njohur, Shakira.
U bë me dije se Shakira ka treguar se marrëdhënia e saj me Pique ka qenë paksa e ftohtë në vitin 2015.

“Nuk kishte asnjë angazhim të fortë midis të dyve dhe ata mund të shiheshin vetëm gjatë pushimeve ose udhëtimeve të shkurtra, qoftë në Barcelonë apo në pjesë të tjera të botës”, ka thënë ekipi mbrojtës i Shakirës, sipas gazetes spanjolle “La Vanguardia”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *