• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Luis Enrique nuk është më trajneri i Spanjës: në vend të tij De la Fuente

-Instant, F1, Sport
De la Fuente



Epoka e Luis Enrique tashmë ka përfunduar. Paraditen e sotme ka mbërritur njoftimi për shtyp nga Federata Spanjolle e Futbollit që njofton ndarjen. Kontrata e trajnerit kishte skaduar me daljen nga Kupa e Botës dhe nuk ishte rinovuar. Në vend të tij do të mbërrijë Luis de la Fuente, aktualisht në krye të ekipit U-21. Zgjedhje e vazhdimësisë, edhe pse De la Fuente nuk ka përvojë në një nivel të lartë. Kandidatët e tjerë, Marcelino dhe Roberto Martinez, u rrëzuan.

Luis Enrique paguan për dështimin e Kupës së Botës, që përkeqësoi ashpërsinë kundër tij nga një pjesë e shtypit spanjoll. Enrique është kritikuar dhe është sulmuar për vite me rradhë në emër të anti-madridizmit të tij. Vetëm duke fituar ‘Lucho’ mund të kishte shpëtuar pankinën e tij. Dalja në raundin e 16 më të mirëve e dënoi teknikun me largimin nga Furitë e Kuqe.

LAMTUMIRA E XANA-s DHE KTHIMI ARROGANT

Trajneri asturian i ishte bashkuar ekipit kombëtar më 9 korrik 2018. Ai bëri debutimin e tij në shtator duke fituar në Ëembley në Ligën e Kombeve. Por marsin që pasoi ai u detyrua të linte skuadrën në kampin stërvitor për të vrapuar në shtëpi. Vajza e tij Xana ishte e sëmurë nga osteosarkoma. Gjendja e vajzës u përkeqësua me shpejtësi dhe në qershor Luis Enrique dha dorëheqjen, duke ia lënë ekipin mikut të tij Robert Moreno. Më 29 gusht, Xana e vogël, 9 vjeçe ndërroi jetë për dëshpërimin e gjithë familjes. Luis Enrique mblodhi forcat dhe më 19 nëntor të të njëjtit 2019 u rikthye në krye të kombëtares. E paqartë situata që shpërtheu me akuzat e Enrique ndaj ish-mikut të ti, gjë që rezultoi me prishjen e marrëdhënies me Moreno.

SUKSES E PAK EKSPERIENCË

Një pjesë e madhe e shtypit mund të jetë edhe e lumtur. Por me lamtumirën e Luis Enrique, kombëtarja spanjolle humbet një trajner të madh, si dhe një person të sinqertë, të hapur dhe interesant. De la Fuente ia doli mirë me ekipin e të rinjve, duke fituar Kampionatin Evropian nën 19 vjeç në 2015. Pastaj ai fitoi edhe Kampionatin U 21 në 2019, medaljen e argjendtë olimpike në Tokio. De la Fuente njeh shumë nga lojtarët e rinj të përzgjedhur nga Luis Enrique, që mori 7 lojtarë nën 21 vjeç në Doha. I mungon përvoja në nivel të lartë, por do ta bëjë shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *