• |
ide | kryesore

Aksident në Qafën e Muzinës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferja

-Instant, Lajme, Të fundit
qafa e-muzines



Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Qafën e Muzinës. Automjeti me targa greke që drejtohej nga 50-vjeçarja e identifikuar si Entela Bejko, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:30. Për pasojë të dëmeve që ka pësuar nga rrokullisja e mjetit, shoferja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *