• |
ide | kryesore

Bashkia e Shkodrës jep alarmin: Presim përmbytje në fundjavë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkia



Bashkia e Shkodrës ka dhënë sërish alarmin. Në një postim në Facebook ajo shkruan se rajoni rrezikohet nga përmbytjet gjatë fundjavës.

“Bazuar në parashikimet e IGJEUM, territori i Bashkisë Shkodër pritet të ketë këtë fundjavë reshje të shumta shiu si dhe reshje dëbore në zonat malore. Nga ana e Hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit sipas raportimeve mund të ketë shkarkime, kjo bazuar në nivelin e prurjeve.

Shtabi i emergjencave të Bashkisë Shkodër është në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet. Ju lutemi banorëve të nënShkodrës të marrin masa, të kenë vemendje të shtuar, si dhe raportim sa më të shpejtë të problematikave që mund të shfaqen në këto njësi duke njoftuar në numrin e celularit: 067 303 5950” – thuhet në njoftim.

Pak javë më parë Shkodra ishte një nga zonat më të goditura nga përmbytjet. Opozita dhe Bashkia akuzuan qeverinë për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit. Në krahun tjetër mazhoranca tha se shkak u bë niveli i lartë i reshjeve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *