• |
ide | kryesore

“E fal Gerti Shehun, kamikaz pa eksploziv”, Berisha akuzon Ramën për sulmin ndaj tij

-Instant, Lajme, Të fundit
sali berisha, gerti shehu, kamikaz


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi publikisht se e ka falur sulmuesin e tij, Gert Shehun. Këtë të fundit kryedemokrati e quajti kamikaz pa eksploziv. Kreu i PD-së shtoi se pas këtij sulmi fshihet kryeministri Rama.

Fjala e Berishës:

Siç e dini unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun, por debatet e shumta lidhur me ngjarjen më detyrojnë të jem këtu para jush për këtë çështje. Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari. Nuk e akuzoj absolutisht Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, se akuzat e mia kanë këtë qëllim mashtron veten dhe asgjë më shumë. Nuk e akuzoj Edi Ramën për faktin se policia nuk mbrojti protestën. E akuzoj sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod dhe është përdorur nga Ardi Veliu. Gerti Shehu është nën mbrojtjen totale të Edi Ramës.

Unë akuzoj Edi Ramën si porositës të krimit, sepse për pacientin e Edi Ramës nuk ekziston asnjë dokument zyrtar shtetëror që të faktojë se Gert Shehu është i sëmurë i papërgjegjshëm. Ekziston vendim Gjykate që e dënon për goditjen e një personi tjetër. Çfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gert Shehun nga kriminel në të sëmurë psiqik? Kjo merret me mend. I sëmuri i Edi Ramës dhe gjitoni, para pak kohësh i Ardi Veliut këtë vit ka rinovuar patentën. Ai është aq i sëmurë sa ka marrë edhe kredi në banka, gjë që nuk ndodh kurrë për një të sëmurë psiqik.


26 Comments

    1. Kamikaz i ndyre !
      Ne çdo sekonde te jetes tuaj te piste ju ndjek hija e Sali Berishes !
      Ka nje te vertete te madhe se edhe shenjtet pesojne probleme !
      Edvin Palikaris,meqe e nise gjene e keqe…..,e ke pas qafe,po te ndjek ajo !

      1. Ca nisem ne mor i mbaruar?!

        Eshte karma e Universit!

        Cfare do mbjellesh do korresh!

        Shenjt Berisha?! O tempora o mores!!! Shko pyet gjithe ata tetrapelgjiket qe u bene te tille fale plumbave qorre ne 97-en. Mor logjike-qire dhe se fundi edhe bythe-qire!

  1. Une them qe ne kete sulm Rama nuk eshte i vetem. Ka bashkepunim. Prova nuk kam por me siguri eshte brenda George Soros dhe Antoni Blinken. E sulmojne Salen se e shohin si rrezik potencial.
    Keshtu qe demokrate kudo qe jeni, ngrihuni e mos prisni prova se kjo eshte e qarte.
    Berishen se goditi Gerti por fuqite madhore, Amerike Evrope.
    Tropoja eshte me e forte se Amerika.

    1. Aq i forte eshte Sali Berisha saqe edhe i goditur degjeneroi nje samit te BE-se !
      Humori kinez i nje monstre te lindur nga komshiu spihun me nenen lope brigadiere we jargavitet nga kenaqesia e tmerrit,shoh nje gojekrimburi te tmerruar nga nje Berishe i cili nuk ka te ndalur !
      Edhe ne diten me te keqe te tij,u shkerdheu baxhellat ne çdo elemet !
      Prisni……, dardha e ka bishtin pas !

    1. Po mi patronazhiste vogel po!
      Pse nuk e vertetoni? Pushtetin e kane patronazhistet!

  2. Vertet kujto berisha qe jemi budallenj ne si popull! Ca kujto ky se ne ham bar normal qe ti e ke paguar vet ate burrin qe ti hapesh pun rames

  3. Sale je ber si Nuri beu. Qe i jepte pare cingijeve te benin shamate e mos degjohej as makroni e as sholci. Ik e xhaje ne shtepi ik. Ik se na je ber si leshterik neper kembe

  4. Edi Rama nuk merret me nje rrot kari si ty o dordolec vucidoli Ai vetem tall karet me ty se je i trashe ,tipik malok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *