• |
ide | kryesore

E shpëton pankinën me gjysëmfinalen në Katar, Deschamps: “Nuk është momenti për të folur”

-Instant, Sport
Deschamps



“Nuk është koha për të folur për të ardhmen time”. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, hedh poshtë argumentin në prag të çerekfinales së Kupës së Botës në Katar. Franca, kampione bote në fuqi, do të sfidojë Anglinë. Pas Kupës së Botës, trajneri fitues i turneut në 2018, do të takohet me presidentin e Federatës Le Graet: “Gjëja më e rëndësishme është të shkojmë në gjysmëfinale”, përfundoi Deschamps.

Gjysmëfinale që mund të përmendet edhe si hapi i radhës për Francën, por që në fakt do të thotë më shumë. Sipas L’Equipe, arritja në katër më të mirët e botës, do t’i jepte të drejtën Deschamps të ruante pankinën. Nuk është dicka e re, që Zinedine Zidane është në pritje të marrë pankinën e kombëtares, pas Kupës së Botës. Tekniku ka hequr dorë nga drejtimi i një klubi, që kur u largua nga Real Madrid.

Lexo më tej: Nuk është Kane, Sterling e as Foden! Për francezët rreziku numër 1 është… Maguire

Në mendjen e tre herë fituesit të Champions radhazi është Franca. Por nëse Les Bleus eliminojnë Anglinë dhe kualifikohen në gjysëmfinale, Zidane ndoshta do t’i duhet të presë akoma. Deschamps dhe kombëtarja duken një binom shumë i suksesshëm për tu ndërprerë, qoftë edhe statusin që përfaqëson Zizu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *