• |
ide | kryesore

FOTO/ Neymar i pangushëllueshëm: dëshpërimi i Brazilit, pas eliminimit në Botëror

-Instant, Sport
deshperimi



Brazili del nga Botërori. Favoriti kryesor eliminohet nga Kroacia në çerekfinale, pas 90 minutave të mbyllura pa gola. 1-1 në kohët shtesë, me golin e avantazhit të Neymar. O’Ney barazoi me 77 gola Pele, për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohëve për Brazilin. Por kroatët barazuan tre minuta nga fundi dhe më pas me penallti nxorrën jashtë 5 herë kampionët e botës.

Duhej të ishte Kupa e Botës në shenjën e Pele, por për Brazilin aventura në Katar përfundon në lotët e atij që supozohej të ishte trashëgimtari i tij, Neymar. Pas goditjes së penalltive kundër Kroacisë në çerekfinale, lojtarët e Selecao janë lëshuar në një dëshpërim total. Të gjunjëzuar në fushë, të pushtuar nga lotët e pangushëllueshëm, me O Ney në qendër të fushës, i cili vendos duart në fytyrë. Gati i ngurtësuar Neymar, përpara se të shpërthejë edhe ai në në lot. Dani Alves, Thiago Silva dhe Vinicius mundohen ta ngushëllojnë, por në ditën që arriti Pele, O’Ney priste tjetër gjë.

Lexo më tej: Video/ Nga Ferri në Parajsë, në duart e Livakovic: mallkimi i çerekfinaleve, Brazili eliminohet me penallti nga Kroacia

Brazili është jashtë në tetë më të mirët, për herë të shtatë në histori. Në katër nga pesë Kupat e fundit, Selecao ka dalë jashtë në këtë fazë të kompeticionit.

BRAZILI NË LOT



2 Comments

    1. Un nuk e di qe e shiten.
      Ti me siguri ke qen atje kur u be pazari.
      Nese nuk besoni, mos shikoni ndeshje, e mos lozni baste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *