• |
ide | kryesore

Identifikohet pas 65 vjetësh, fëmija i pajetë i gjetur në një kuti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kuti



“Boy in Box” (Djali në kuti) ka më në fund një emër. 65 vjet pasi trupi i pajetë i një fëmije u gjet në një kuti kartoni në Filadelfia, policia ka arritur t’i japë një emër dhe të zgjidhë një rastin që ka shqetësuar banorët e qytetit më të madh të Pensilvanisë për breza.

Ai quhej Joseph Augustus Zarelli. Lindi në vitin 1953. Trupi i tij i copëtuar u gjet në një kuti në vitin 1957. Ishte vetëm 4 vjeç kur u vra. Duke e zbuluar emrin e tij për publikun, autoritetet amerikane tani shpresojnë të gjejnë vrasësin e tij. Identifikimi u bë përmes analizës së ADN-së.

“Kur njerëzit mendojnë për “djalin në kuti”, njeriu ndjen trishtim të thellë. Jo vetëm sepse një fëmijë është vrarë, por për shkak se identiteti i tij nuk dihej” – tha Komisionerja e Policisë së Filadelfias Danielle Outlaw në një konferencë shtypi.

Pra, vrasja më e vjetër e pazbardhur e qytetit, e cila ka “përndjekur këtë komunitet, Departamentin e Policisë së Filadelfias, kombin tonë dhe botën” për më shumë se 6 dekada, ka tashmë një pjesë të së vërtetës”, – tha Outlaw.

“Ne kemi dyshimet tona se kush mund të jetë përgjegjës. Do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime t’i ndaj këto dyshime. Ky mbetet një hetim penal aktiv dhe i vazhdueshëm” – tha kapiteni Jason Smith i njësisë së vrasjeve të Policisë së Filadelfias.

“Tani nuk mund të bëjmë një arrestim. Ne mund të mos e gjejmë dot kurrë kush ishte vrasësi, por do bëjmë çmos për ta gjetur” – shtoi ai. ©LAPSI.al



3 Comments

      1. Sala nuk ka qene asnjehere polic. Ardi Veliu shquhet si polic i zoti shume se as te shkruante nuk dinte. Njesoj si te gjithe brekegrisurit komuniste 🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *