• |
ide | kryesore

Kim largohet nga Shqipëria/ Berisha: E vetmja diplomate që ka dëmtuar marrëdhëniet Shqipëri – SHBA

Arkiva



Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, pritet të largohet për shkak të mbarimit të mandatit. Largimin e Kim-it nga Shqipëria e ka komentuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kryedemokrati tha se Kim është e vetmja diplomate amerikane që ka dëmtuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Unë e lexova, e vërteta është që nuk u habita. Për deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por në këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flaje të një limoni të shtrydhur. Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë diplomate që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, më shumë se sa Yuri Kim. Sjelljet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me konventat kombëtare, me respektimin e lirive dhe ligjeve të një vendi dhe mbi të gjithë respektimin e qytetarëve të një vendi të lirë për të zgjedhur. Ajo zhvilloi një veprimtari të padenjë për përfaqësuesin e një vendi mik. I ka lejuar vetes të thërrasë deputetët sikur të ishin ushtarë, për t’i vënë kundër Sali Berishës. I ka përpunuar me orë e kërcënuar. Kërcënimet e saj se demokratët do të hanë bar nëse do të mbështesin Sali Berishën, thirrjet për të treguar se për kë duhet apo nuk duhet të votojnë, kundërshtimi për çdo konventë, për të shkelur ligjin dhe për të bërë shumicën-pakicë dhe pakicën-shumicë. Këta janë akte të shëmtuara.”, tha Berisha.



1 Comment

  1. Kimetja ta shtiu mren 3 vjet sale. Dhe ti burr malsie me namuz gjoja su ndjeve, e mbajte mren nga halli. Bythqir burre

    Hajt se kshu do thuash edhe per ambasadorin e ri qe do vije. ‘Ska pasur usa ne mbi 100 vjet ambasador kaq te keq ne shqiperi’. Se non grata mbetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *