• |
ide | kryesore

Komisioni Evropian thirrje Shqipërisë: Tërhiqni skemën e pasaportave të arta

-Instant, Lajme, Të fundit



“Shqipëria duhet të heqë dorë nga skema e pasaportave të arta për investitorët, pasi një gjë e tillë do të paraqiste rreziqe, pasi ka të bëjë me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin e krimit të organizuar. Do të ishte e papajtueshme me normat e BE-së”, kështu thuhet në draft raportin e Komisionit Evropian.

Kjo nuk është hera e parë që Komisioni Europian i bën thirrje Shqipërisë që të mos ndërmarrë një hap të tillë. Në gusht, Komisioni i kërkoi Shqipërisë të linte pas idenë e futjes së skemës së Pasaportës së Artë pasi, sipas Komisionit, ajo bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu përbën një rrezik të konsiderueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në bllok.

Progres-raporti i Shqipërisë i vitit të kaluar theksonte edhe faktin se krijimi i një programi të tillë përbën rrezik për sigurinë e vendit, ndër të tjera.

Komisioni theksoi faktin se Shqipëria ka ndjekur shumicën e rekomandimeve të bëra nga Komisioni më parë, megjithatë, raporti theksoi se Shqipëria gjithashtu ka paraqitur masa që bien ndesh me rekomandimet e Komisionit në lidhje me përafrimin si dhe programin e shtetësisë, duke theksuar kështu përparimin e mëtejshëm që është i nevojshëm për çështje specifike, ndër to heqja e planit për futjen e skemës së Pasaportës së Artë.

Skema e Pasaportës së Artë lejon të huajt e pasur që kontribuojnë financiarisht në Shqipëri dhe plotësojnë kërkesa specifike që të marrin nënshtetësinë në këtë vend. Megjithatë, shpesh ka pasur kritika se kjo skemë është një derë e hapur për shumë afera të paligjshme.

Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, autoritetet në Shqipëri kanë theksuar më parë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me zbatimin e kësaj skeme.



6 Comments

  1. Po ku piet Udheheqja dhe Biroja per ju more bashibozukër!
    Partija ua ka çjerrë ngahera maskat e fitirave juve imperialisteve borgjeze!

    1. Cfare Kane ndermend keta te mbushin thaset me leka nga keto pashaporta ,ndoshta ti japin me PPP dhe te fshihen vete pas tyre si ndodhin rendomte ne Shqiperi ,ku e gjejne kete te drejte keta apo kane ndermend te na izolojne si popull se per vete kane pashaporta diplomatike ne xhep por jam i sigurt se BE nuk do ta lejonte kurre kete gje te ndodhe

  2. Nje gje po me habit. Flasin e gjithe dynjaja nga BE, MU, KIKI vari karet etj….. , por Institucioni me i rendesishem ne Shqiperi qe eshte Gjikata Kushtetonjese, e cila ka per detyre t’ia perplase ne fytyre kujtdo qofte edhe ketij Karoministrit te shtrember skipetarius, qe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise nuk eshte leter higjenike qe te fshije nevojat e tij ky PLEHRE qe drejton Shqiperine !!!!!

    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise duhet te vije ne levizje, KRYESISHT, dhe ti thote ketij PLEHRE qe KUSHTETUTA nuk preket se ka interes nje individ i cmendur per te prishur te gjitha balancat social-ekonomike te SHTETASVE SHQIPTARE, qe kjo GJYKATE ka detyrim ti mbroje !!!

  3. Një gjë duket që është e sigurtë.Rama do t’a izolojë Shqipërinë.Do t’ja kalojë dhe Enverit.Ja ka kuptuar kokën e socialistëve.Atyre ju pëlqen diktatura.E habitshme është që diktuara Hoxhiste i rëzua dhe ndihmën e madhe të një pjesë të madhe të komunistëve.Sot nuk e di se ç’bëjnë!!!!

  4. BE – ja te rruan bythen.
    Cfare i beri Qipros e Maltes qe leshonin pasaporta te ketij lloji.?
    Te tilla pasaporta deri vone leshonte edhe Belgjika, selia e BE. Leshon edhe Monako, gjoja shtet i pavarur por nen hyqmin e Frances.
    Te gjithe keta perendimoret qe bejne si puritane kane nga nje vend hale-lavatrice parash. Franca – Monakon, Gjermania e Austria – Litenshteinin, Britania – ishujt Xhersej etj., te tjeret Luksemburgun qe jeton vetem si pasoje e pastrimit te parave dhe evazionit. Mos haroni as Delawere e Panama per USA.
    Keta nuk shqetsohen per drejtesine por per konkurencen.

  5. Rikthimi i vizave per shqiptaret do te ishte nje kthim pas ne procèsin integrimit ne BE
    Perse duhet te paguajne qytetaret per nje KM qe e quani “i dashur” dhe vini per aheng ne Tirane dhe nuk shtroni me Ramen problème qe shihni ne Shqiperi ?!

    Puro hipokrizi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *