• |
ide | kryesore

Korrupsion edhe në Parlamentin Europian/ Shoqërohet deputetja e PASOK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
europian



Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Europian, u soll për t’u marrë në pyetje në Bruksel të premten në mbrëmje. Ajo është pjesë e një hetimi për korrupsion që ka përfshirë edhe “një vend të Gjirit”. Gazeta belge “Le Soir” identifikoi Katarin si vendin e përfshirë. 4 persona u arrestuan në mëngjes në kryeqytetin belg për të njëjtin rast.

Mediat në Greqi dhe Belgjikë raportuan se 1 nga katër të arrestuarit është bashkëshorti i Kailit. Partia socialiste greke PASOK, anëtare e së cilës është Kaili, njoftoi se ajo ishte “përjashtuar” nga partia. Zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës tha se gjeti 600 mijë euro para cash. Kompjuterë dhe telefona celularë u sekuestruan gjatë kontrolleve të së premtes.

“Për disa muaj, hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale kanë dyshuar për një vend të Gjirit që synonte të ndikonte në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian. Kjo ishte bërë duke paguar shuma të mëdha parash ose duke u ofruar dhurata të mëdha palëve të treta pozicione të rëndësishme politike dhe/ose pozicioni strategjike brenda Parlamentit Evropian”, – thuhet në deklaratë.

Zyra e prokurorit nuk e përmendi vendin në qendër të hetimit. Të arrestuarit thuhet se janë një drejtor i OJQ-je pa emër; udhëheqësi i sindikatave Luca Visentini; ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri; dhe një burrë i identifikuar si F.G., ish-asistent i Panzerit me lidhje me grupin S&D dhe partneri i Kailit.

44-vjeçarja Kaili është një ish-prezantuese e televizionit grek dhe eurodeputete që nga viti 2014. Të kontaktuara nga Euronews, shërbimet e shtypit të Parlamentit Evropian thanë se “Parlamenti Europian nuk komenton procedurat gjyqësore”. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Edhe atje. Por dallimi eshte se atje nuk bejne sikur e luftojne. Te zune ta vune. Jo si fugistat qe duan ta bejne sikur luftohet e andej vjedhin gjysmen e vendit.

  2. U prish bota mor shoke.

    Shqiperia e korruptuar.

    Amerika e korruptuar.

    Europa e Korruptuar.

    Shyqyr qe kemi Rusine dhe Putinin.

    Le te shkojme te gjithe ne Rusi!!!

    Nisuni ju te paret. Une do vij pak me vone.

  3. E vertete!
    Pse nuk arrestohet kjo Laja qe parate e BE gjoja per plandemine ja conte burit te saj. Eshte e faktuar dhe e bere publike ne parlament.

  4. Korrupsioni është në themel të vetë sistemit, ku trafiku i influencës është rruga me e lehte institucionale pa u shfaqur. Edhe lobingjet nuk janë gjë tjetër veçse trafik influence i ligjëruar që mbush xhepat e parlamentarëve, senatorëve e kongresmeneve, politikanëve të lartë e deri poshtë.

    Korrupsioni fillon nga lart dhe përhapet në gjithë shoqërinë si diçka “normale”e “sistemit demokratik”….Mbështetja, promovimi e deri karriera në ditët tona bazohen kudo tek personazhi që investohet për tu bere pjese e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *