• |
ide | kryesore

“Me zyrtarë të tillë mbahet shteti”, Albin Kurti viziton policin e plagosur në veri të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin Ekrem Neziri që u plagos mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti bën me dije se polici është operuar pas plagëve të marra dhe fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK.

Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.



3 Comments

  1. ik mo bythqir mos vrisni popullin kot
    dhe boll me lavdirizma

    ndajeni ca keni per te ndare dhe populli te mos vritet

    1. Filloje fjaline me shkronje te madhe te shtypit dhe perfundoje me pike.

      Faleminderit.

      Shenim:

      – 1 qofte per diten e sotme. Te kam paralajmeruar disa here! Me gabimin tjeter i humb te treja. Do hash vetem qepe sade me piper te kuq dhe kripe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *