• |
ide | kryesore

Pjesë e bandave/ 22-muaj burg për shqiptarin në Britani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
22



Shqiptari Argjend Canaku u dënua me 22 muaj burg në Britani pasi sulmoi disa persona me shkop bejsbolli dhe thikë. Pamjet e 23-vjeçarit gjysmë të zhveshur të marra nga kamerat e sigurisë u publikuan nga mediat britanike. Incidenti kishte ndodhur në Blackbird Leys të Oxford, më 14 gusht të këtij viti.

Ngjarja ishte e lidhur me tregtinë e drogës në këtë qytet u tha në gjykatë. Gjykatësi u tha se Canaku u armatos me një shkop bejsbolli dhe një thikë dhe ndoqi një grup burrash rreth një dyqani. Pamjet treguan një grua duke shtyrë një karrocë teksa banda hynte brenda. Canaku ishte arrestuar edhe më parë për vepra të drogës dhe dhunës, por nuk ishte dënuar kurrë.

“Kjo më duket se është një seri veprash shumë të dhunshme që lidhen me tregtinë e neveritshme të drogës këtu në Oksford. Ju ishit pjesë e një grupi që kryeu një sulm të pacipë, të shënjestruar qartë ndaj një ose më shumë njerëzve që kishin qenë jashtë dyqanit.

Ju ishit një anëtar aktiv i bandës, duke luajtur një rol të rëndësishëm. Ai që mbante jo vetëm një shkop bejsbolli, por një thikë të afta për të shkaktuar lëndime të tmerrshme, potencialisht fatale” – tha gjykatësi.

Arjend Canaku, pictured left with a baseball bat and a knife, was jailed for 22 months after he admitted attacking a group of men in a shop in Oxford

Canaku, një person pa adresë fikse pranoi çrregullimet e dhunshme dhe posedimin e thikës. Avokatja Samantha Giffin kërkoi një dënim më të lehtë me punë në komunitet ose një dënim me kusht si një akt mëshirë për klientin e saj, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

Canaku kishte pasur një fëmijëri traumatike në vendlindjen e tij në Shqipëri. Sipas gjykatës babai i tij polic ishte vrarë. Pasi kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar, ai kishte qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale të fëmijëve. E kishte lënë shkollën pa kualifikime formale.

Gjykatësi tha se nuk ishte në gjendje të vendoste për asgjë tjetër përveçse një dënimi të menjëhershëm me burg. Pasi e dënoi atë për 22 muaj, gjyqtari tha duke komentuar pamjet e kamerave të sigurisë: “Ka një shprehje. Çdo foto tregon një histori. Ai filmim tregon një histori të tmerrshme”. ©LAPSI.al

Oxford Crown Court heard Argjend Canaku was involved in the drugs trade in Oxford. He admitted violent disorder, possession of a bladed article and possessive of an offensive weapon

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *