• |
ide | kryesore

Shfaqet video e sherrit Onana-Song: nga lotët te përplasja, si ndodhi grindja në Katar

-Instant, Sport, Video
Onana-Song



Një kapitull i ri zbulohet për çështjen Onana-Song që tronditi Kamerunin në Kupën e Botës. Këtë herë polemika është ndezur nga një video e publikuar, pa miratim. Në të cilën trajneri flet për ngjarjet në Katar. Rikonstruksioni është i qartë: “Ditën e ndeshjes ndaj Serbisë i thashë Onana se duhej të flisja me të. E ai filloi të qante. I thashë: ‘Nuk kam kohë të flas për këto gjëra, të telefonova dje dhe nuk erdhe të flasësh me mua. Flas me Aboubakar, Choupo-Moting dhe Anguissa, të cilët janë lojtarët më përfaqësues të ekipit dhe nuk mund të flas me ty?'”

“Në stërvitje Onana bën spektakël, në fushë ndërmerr shumë rreziqe. Unë ia përsërita: ‘Nuk duhet të rrezikosh, dërgoje në anë të fushës, jo në mes’. E ai mu përgjigj: ‘Po luaj, nuk kam kohë të flas me ty'”. Në hotel, në vend që të vinte të bisedonte me mua, ai shkoi të takonte presidentin Samuel Eto’o. E presidenti e dërgoi atë… nuk e di ku”, ishte rrëfimi i teknikut Song në videon “e vjedhur”.

Trajneri ka dashur të sqarojë edhe daljen e videos mbi çështjen Onana-Song: “Duke pasur parasysh bujën e shkaktuar nga shpërndarja e kësaj bisede private. Më duhet të saktësoj se jam detyruar të marr një vendim të rëndësishëm në lidhje me grupin. Sepse më është cënuar nderi, si trajner i Luanëve të Paepur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *