• |
ide | kryesore

Veriu i Kosovës/ Serbia kërcënon me dërgimin e 1 mijë forcave ushtarake

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ekipi i gazetarëve të Kallxo.com u sulmua paraditen e kësaj të premteje nga një grup njerëzish të maskuar në veri të Mitrovicës. Fatmirësisht gazetarët arritën të largohen pa lëndime. Incidenti është i fundit nga një seri ngjarjesh të dhunshme që kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Një natë më parë, ndërsa patrullonte në Zveçan, polici Ekrem Neziri u qëllua me një plumb në gjoks. Patrulla ishte në lëvizje kur u sulmua nga persona të armatosur që udhëtonin me një Audi.

Në tri ditët e fundit, incidente të njëpasnjëshme ka pasur në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Të mërkurën u hodhën dy bomba shok në Lagjen e Boshnjakëve.

Incidentet nuk janë rastësi. Sa herë ka një mosmarrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit tensioni pasqyrohet në terren.

Pretendimet e serbëve të Kosovës

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Serbët i braktisën institucionet pas konfliktit për targat.

Por Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë- kundërshton mbajtjen e tyre.

Si kusht për kthimin në institucione, serbët kanë nxjerrë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Përgjigjia nga qeveria e Kosovës është kategorike, sepse nuk mund të lejohet formimi i një asociacioni njëetnik.

Për këtë ka edhe mbështetjen e Beogradit.

Beogradi në prapaskenë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka thënë se incidentet janë “organizuar e drejtuar nga profesionistë, të udhëhequr nga qeveria e Beogradit”. Ndërkohë nga Serbia ka ardhur një kërcënim direkt për luftë.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Petkoviq i bëri komentet mbrëmjen e së enjtes. Sipas tij pjesëtarë të forcave speciale ROSU “e kanë pushtuar dhe bllokuar” Mitrovicën e Veriut.

“Rreth 300 deri në 500 policë, të armatosur rëndë dhe anëtarë të ROSU me pajisje ushtarake, kanë pushtuar veriun e Kosovës”, ka thënë Petkoviq në konferencë.

Përgjigjia ka ardhur sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas së cilës në territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë.

“Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

Ndërkombëtarët pro shtyrjes së zgjedhjeve

Por mesazhet e faktorit ndërkombëtar këto ditë nuk kanë qenë në përkrahje të Kosovës. Bashkimi Europian e konsideron shumë serioze situatën sipas një prononcimi që ka marrë Evropa e Lirë. Por një zyrtar që foli në kushtet e anonimatit fajësoi të dyja palët për situatën.

“Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë” ka thënë zyrtari i BE-së në kushte anonimiteti.

Edhe Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se kjo nuk është koha e duhur për zgjedhje, duke mbajtur anën e pretendimit të Serbisë.

“Mendojmë se këto zgjedhje duhet të shtyhen derisa koha të jetë e duhur dhe kur mund të mbahen pa nxitur më shumë joqëndrueshmëri dhe dhunë”, tha Chollet.

Kurti: Ndërkombëtarët nuk bëhen dot ministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sqaroi se policia e Kosovës nuk ka përndjekur askënd në baza etnike, fetare, por vetëm në bazë të sjelljeve dhe veprimeve të tyre.

Por Kurti nuk e ka pritur mirë qëndrimin e ambasadorëve për shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas tij, ata duhet të kuptojnë se nuk bëhen dot ministra të Kosovës.

“Por ju duhet ta kuptoni se ata presin që ne të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it, por ata nuk bëhen dot ministra. Ministra janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në Qeverinë tonë. Qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet” ka thënë Kurti./Lapsi.al



26 Comments

  1. Eshte nje kocke qe iu hedh Vucic nostalgjikeve, qe perbejne nje shumice te konsiderueshme te elektoratit.

    Serbia mund te dergoje 1000 trupa ne Kosove aq sa Kosova mund te dergoje 1000 trupa ne Presheve.

      1. O shqiptarë naivë , serbët nuk janë vetë kundër kosovës por gjithë identitetit shqiptar(i pengojmë të dalin në Adriatik dhe Jon).Prandaj duhet unitet me ç’do faktor antiserb.

    1. PER POPUJT SLLAV KAN NEVOJ PASTRIMI DHE PASQYRIMI MENDIMESH VETPASTRIM.CDO GJE DUHET TU FILLOJN NGA A JA SI KUPTIM QE PRAKTIKISHT TE NDAHEN NGA PROBLEMET VLELERSOJN RALITETIN DHE ORJENDOHEN NGA ZGJILLJET ME HAK SI DOMOSDOSHMERI SUKSESI PER TON thotë:

      LIND PYETJA CFAR DO TE NDOLLTE SIKUR CDO BANOR I TOKES TE MENDONTE FLISTE DHE VEPRONT SI TE DESHIRONTE CFAR DO TE NDOLLTE.LIND PYETJA SI DUHET TA MENDOJME MENDIMIN FJALEN DHE ANGAZHIMIN TON TE SHFRENUAR PERBALL .KRIJIMIT ME RREGULL MAS HAK..A DUHET I PERSHTATEMI KETI RREGULLI E JEMI NE NORMALITET APO VEPROJM SIPAS DESHIRES DHE SHKATRROJM.LIND PYETJA SI E MENDOJM SUKSESIT PERMES RRUGES SI FUNKSIONON APO APO DUKE E SHKATRRUAR ATE LIND PYETJA SA TE DREJT JEMI SI NJERZ NE LIDHJE ME LLENJEN E HAKUT GJITHCKAJE LIRIT TE DREJTAT.KUSH QUHET ARMIK PER CDO NJERI .DHE KUR MUND TA PROJEKTOJM ATE.KUSH QUHET HAK SE SA JAM NE GJENDJE TA KERKOJ DHE RESPEKTOJ TJEREVE ATE KUSH QUHET VLER DHE CVAR VLERASH KAM PERBALL TJEREVE KUSH QUHET PROBLEM DHE CILI ESHTE RREGULLI ZGJILLJES.KUSH QUHET DOBI DHE SA I DOBISHEM JAM PER VETE DHE TJEREVE KUSH QUHET FUNKSION DHE CILA ESHTE RRUGA FUNKSIONIT ZGJILLJEVE ME TE DREJT.KUSH QUHET MAMIRSI DHE SA BAMIRES PO TREGOHEM NDAJ GJITHCKAJE.E ME RRALL KESHTU PERGJITHA PROBLEMET PYETJET KAN NJE PYETJE DHE NJE PERGJIGJE KU TE GJITHA KAN NJE RRADH KOHE PER TU BERE BOTA ESHTE NE TELASH TE MADH NE CDO CEP .PROBLEMI KYC SI CELES ESHTE NDJESHMERIJA PER MIR QE FAKEQESISHT.KA IKUR PAK KA NGELUR NE MEZIN NJERZORE.NE FAKT TE GJITH E NJOHIN GJUHEN E KOMUNIKIMIT SIPAS ASPEKTIT KUPTIMIT LOGJIK NJEJTE POR NDRYSHON TERMI GJUHESOR SIPAS RACES..POR FATKEQSISHT.NE KETO MENDIME INTERESA QE I SHPREHIM PERMES KOMUNIKIMIT NUK THELLOHET TI VLERSOJN NE CDO DETAJ SIPAS TE DREJTES HAKUT VLERES DOMOSDOSHERIVE GERM PER GERM DHE FJAL PER FJAL PA VLERSUAR PERGJEGJSIT AS PASOJAT.POR KREJT SHKURT KA ASIMETRI MES GRUPEVE NE MENYRE TE NDERSJJELLTE TE VEGJELIT IMITOJN TE MLLENJET DUKE MENDUAR FOLUR DHE VEPRUAR JASHT RALITETIT DICKA QE SESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN PAFUNDESISHT.KJO KONKURENC INTERESI TASHME I PERKET SE KALUARES HISTORIJA DUHET SHIHET ME HAK DHE TE DREJTAT DUHET RESPEKTUAR TI THUASH INTERES PADREJTESIS TE GRABISESH DHE TE FUNDOSESH TJETRIN KJO SKA SHANCE TE FUNKSIONOJN.SE PO TE JET KESHTU SEJCILI DON TE DAL I PARI POR SE LEN KUSH..JU THEM SERBEVE LARGOHUNI NA ASIMETRIJA ESHTE NE TE MIREN TUAJ TE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI .ME HAK ZHVILLOHENI ME MUNDIN DJERSEN TUAJ NE HAKUN QE JU TAKON SE ME POSHTERSIJA POR 50 MILIJONVITE QE EKZISTON JETA NUK KA NXJERR KRENAR DHE TRIUMFUES ASKEN VECSE TE DESHTUAR NDESHKUAR SHPERTALLUAR TE GJITH.TE GJITHA ZHVILLIMET PERGJAT HISTORIS NJERZVE ME VLERA VIRTYT DHE SUKSESESHEM JU KA LLEN MESIM SE SI TE RUHEN LARGOHEN NGA E KEQA QE TE MOS SJELLIN MADHKIM DHE NESHKIM KUNDER VETES FAMILJES DHE KOMBIT TYRE DHE NJERZIT ZULLUMQAR JAN THELLUAR E KAN BER PERVOJ ZH VILLUAR DHE SHIJUAR SA I MIR ESHTE CMIMI TRISHTUES QE SJELL JU THEM KOMSHIVE SLLAV QE NA RRETHOJ AT GJUH QE FLISNI SHIKOJENI PAK NE KENDVESHTRIMIN HYJNOR SHKENCOR DHE PRAKTIK. DHE NE MENDIME FJAL DHE VEPRA PERSHTATJUNI ME TE SEPSE MOSPERSHTATJE DO TU NGARKOJN ME PERGJEGJSI SHKATRRIM NDESHKIM ZHGENJIM PA NEVOJ SE PER TE TRIUMFUAR AS NUK KENI SHANSE TRIUMFI SUKSESIT PER SEJCILIN I VJEN BRENDA FETES SE TIJE DUKE TRIUMFUAR E MIRA MBI TE KEQEN DHE PERBALL TJEREVE DUKE NJOHUR DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKUAR PERGJEGJSIT.E JETES QE DO THOT TE LARGOHENI NGA PADREJTESIT KUPTONI FUNKSIONIN E DOBIVE ZGJILLJEVE SI UNITET TI PERSHTATENI DHE ANGAZHOHENI PER TU BERE NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI MBASSI TE GJITH SI NJEREZ NE VECANTI NE SAJE TE UNITETIT PER TA ARRIT FUNKSIONIN E ZGJILLJEVE DUHET BESUSHMERI ANGAZHIM POR ASNJERA NUK ARRITET PA NJOHJE PERSHTATJE NDERGJEGJE KESHTU QE TE GJITH DO TE KONFRONTOHEMI NE SHKATRRIM DHE GJITH DO VUAJM ZGJILLJET PA NEVOJ SKA ME LEKSIONE SE RALITETI FLET VET ASKUSH STA FAL TE DREJTEN SE E DREJTA E SEJCILIT ESHTE FRYTI JETES TIJE POR DHE KUSH BEN PA DREJTESI DUHET TA DIN SE KA NJE BORXH PER TE PAGUAR

    2. I ftoj kombin serb te KUNDERSHTOJN politikat nxitese per LUFTE te politikaneve dhe mbeshtetesve te tyre kunder shqiptareve SE tashme ne kete pjes te historis nuk fitojm askush me as ne SAJE te PAZAREVE as ne SAJE te rrethinat miqesor she grupeve te interesit sot fiton AI qe ka me shum te drejt

    1. Asnjeher sdel cfar mendojn te padrejtet VECSE del ajo qe MERITOJN SEPSE padrejtesija u kriju te jet shah mat kunder lojtareve te vet thotë:

      Keta I ka kapur nje SEMUNDJE e madhe por ne FAKT CDO semundja ka ilac dhe per smundjen qe I ka KAP ilaci me I MIRE eshte TJUA ambalazhojme dhe TJUA kthejm pas me post te hekurosur MIRE ato 1000 ushtar. Shkur do marrin HAKUN plus ushtareve do ikin vet dhe GJITH serbet nga kosova ASHTU sic erdhen SI perfundim I deshtuar historik te spastrimeve dhegjenocidit NDAJ shqiptareve dhe SI KUPTIMI I GJER QE shqiptareve ju kan shum HAK dhe GJITH HAKUN historik te politikave 1 shekullore.do shprehen te ZHGENJYER serbet e kosoves SE nuk mund ta paguajn ato dhe as te behen si mish per topin e politikave aktuale te putinit as vucicit thjesht jemi popull por jo politikan adhe as manipulohemi kjo ka per te QEN pergjigjA e serbeve te kosoves kur me te drejt do TJU paketojn shqiptaret ato 1000 kriminela bashke me ato te mirovices qe sollen si vakabont rrugeve te cilet po vezhgohen nga cdo an veprimtarija tyre cdo sekond por jo vetem KAQ edhe vet populli serb sapo evropa ti saksionojn si rusin dhe dorzohen ne pak dit I GJITH populli serb do ti VIHET kunder shtetit vet SI politikat terrori dhe kriminel per shum luftra.

  2. Ndaj Kosoves po fillon loja me pasqyra.
    Sot Ambasadori Amerikan Christopher Hill eshte takuar me ministrin serb te trasportit dhe ne kuadrin e financimit te linjave hekurudhore drejt Novi Sadit e me tej Malit te Zi, Barit, si dhe eshte shprehur se “nuk sheh asgje te gabuar” tek Open Ballkan.
    Ai e quajti nje ide te madhe dhe pjese te procesit te Berlinit…

  3. ‘Koncidenca’/ Iranianët e Berisha, njësoj të lumtur për largimin e Yuri Kim, a është Homland Justice ‘një’ me Doktorin?Salih metaj berisha ne tirane,serbet ne kosove ka ndodhur gjithmone ne keto 32 vitesh

  4. Une mendoj se Republika e Kosoves duhet ta padise Serbine ne Gjykaten nderkombetare per nderhyrje flagrante ne punet e brendeshme te republikes se pavarur e sovrane te Kosoves.

    Tentativat qofshin keto edhe vetem verbale per inkursion policor apo ushtarak ne teritorin e Republiken e Kosoves duhen evidentuar prane institucioneve kompetente juridike nderkombetare. Po ashtu te kerkohet ndjekja konsekuente ligjore dhe denimi i akteve agresive te serbise ne Kosove ne rrafshin e juridiksionit internacional.

    Organizatat, institucionet apo individe te vecante qe sponzorizoje dhune ndersteterore te pergjigjen para gjykatave nderkombetare e te marrin pergjegjesine dhe denimin e merituar per aktet e tyre luftenxitese ne rajon.

  5. Goditi Berishën me grusht/ Gert Shehu nuk i padit dhunuesit e tij, fal truprojat e ish-kryeministrit,nje qytetar me probleme mendore tregohet me i zgjuar se te gjithe shpellkaret e salihut,shembull dhe per ju komentues cecene te lapsit

  6. Veprmet e serbeve,ndaj Kosoves,nuk cudisin njeri!Ata vijojne,traditen shekullore idiote te pushtuesit.Ndersa veprimet e qeverse Kosoves,krejtesisht normale ,per te marre cdo mase qe con ne nje qeverisje shteterore,per mbrojtjen e popujve,qe jetojne ne Kosove,te te gjithe etnive.Por te cuditeshme,jane kerkesat e vazhdueshme te nderombetareve,e sidomos te SHBA dhe Gjermanise,qe per cdo veprim qe ndermer qeveria e Kosoves,ata kerkojne gjithmone shtyrje te zbatimit te tyre,nen arsyetimin ,se nuk eshte kohaa e pershtateshme!!!!!!?????? Kur na qenka koha e pershtateshme,per keta nderkombetare,qe qeverija e Kosoves,te veproje,ne zbatim te kushtetutes se saj per t’a kthyer Kosoven,ne nje vend qe qeveriset,si cdo vend tjeter,ku ne vend te veproje ligji dhe demokracia,e qe te gjithe etnite,qe jetojne ne Kosove,te ndihen te barabarte,e jo disa te paguajne drita e uje,e disa jo,qe te gjithe shtetasit e Kosoves,te perdorin dokumentat shteterore,simbas ligjeve dhe kushtetutes.Sepse,po mesohen keq dhe po perkedhelen serbet,sepse keta na friksoni edhe nderkombetaret.Keta te fundit,nese kerkojne njeKosove demokratike dhe nje shtet ligjor,te mbajne qendrim,ndaj kujtedo,qe kerkon te kunderten.

  7. Nuk eshte koha e pershtateshme dhe krijon acarim,ndaj serbeve nese qeveria e Kosoves : 1.Vendos reciprocitetin. 2.vendos unifikimin e targave te mjeteve. 3.Nese vendos zgjedhjet,nezonat,ku vete serbet ,bojkotuan dhe u dorehequr,prej te gjitha detyrave dhe posteve,qe ne fat,me pate drejte i kane perfituar,bazuar ne ligjin e dyshimte te Atisarit. Po pse nuk na thone keta nderkombetare,qe pretendojne te drejtojne Kosoven,qe qeveria e saj,te veproje ne te drejten e saj ligjore dhe kushtetuese?????

  8. Sulmi i shtetasit Berisha ndaj Yuri Kim nuk është personal. Ai ka sulmuar çdo ambasador të SHBA. Në kujtesë të publikut shtetasi Berisha ka deklaruar:

    1- Ambasadorja Mariza Lino nuk mund sillet si guvernatore e shtetit shqiptar

    2- Ambasadori Josef Limpret dhe orgjitë e tij seksuale… Madje këtoj të fundit nuk i shkoj në funeralin e vdekjes

    3- Ambasadori Withers bashkpuntor i opozites dhe shantazues i drejtesise per çësjtjen Gërdeci.

    (Lexoni wikiliks)

    4- Ambasadori Arvizu smund çënoj sovranitetin e Shqiperise

    5- Ambasasori Donald Lu i korruptuar dhe avokat i krimit

    7- Ambasadorja Yuri Kim avokate e Soros dhe e perfshirë në afera seksuale.

    Këto sulme ndaj ambasadorve amerikan nuk i ka bërë as Vladimir Putin në Moskë.

  9. Në krye të listës si një nga 10 armiqtë më të mëdhenj të shtypit në botë, Berisha apelon: Sot liria e fjalës është në gijotinë,po spiuni salih pae nuk i mbledh cecenet e vet per te mbrojtur kosoven,apo e mbron nga fcb e tij

    1. Këtyre listave që i referohesh ti , u ka dalë era e qelbur sorosiane prej kohësh.
      Në Shqipëri Rama ka thyer ç’do rekord (edhe i gjobitur nga gjykatat ndërkombëtare)si armiku nr.1 i shtypit të lirë.

  10. Nisu ti, o trim, e mbroje. Pse duhet çeçenet e Sales te mbrojnë Kosoven? Po sikur te merzitet lideri global, vllau i Vuçiçit? A duhet mirekuptuar Serbia, vellau i Rusise?
    Po mire Sala ne facebook, po ky tjetri? Apo fjalime me retorike manipuluese e kur duhet te reagoj fut koken si gorille ne byth te vet. Boll ore me tymnaja, manipulues e vegjel, pseudopatriot, servile bythelepires te Rames e antishqiptareve.

  11. Partinë Demokratike e ngritën nga themelet studentët e Dhjetorit 1990, e ngritën nga themelet të djathtët e burgosur, të internuar, e ngritën intelektualët e papërzierë me “diktaturën komuniste”, por e mori “llokum” Sali Berisha. E mori të gatshme, pas orientimit të shokut Ramiz se “në pluralizmin shqiptar, na duhen njerëzit tanë”.

    Ajo ç’ka ndodhi me Ramizin dhe ish-byroistët, duke i futur në burg, ishte më pas pabesia e njeriut të tyre Berisha.Mangolia po flet per salih karaxhic berisha sepse vetem ai politikan ka mare kete titull boteror per median e lire.”Armiku i medias”por ceceni cecen ngel o mangolia

  12. Pra 32 vite më pas, beteja kryesore e PD është si ta forcoj “Enverin” e saj dhe jo si të vazhdoj misionin për të cilën është krijuar.

    32 vite më pas, Partia Demokratike e Sali Berishës, nuk ka më asnjë gjë të përbashkët me Partinë Demokratike që u themelua më 12 Dhjetor 1990, përveç Sali Berishës. Ai është i vetmi që ka mbetur si fosil i një partie që e zhduku për të mbijetuar duke eliminuar gjithkënd që e themeli dhe kontribuoi në atë parti për 32 vite.

  13. Më 1990 ajo lindi si parti që do përmbyste kultin e Enver Hoxhës si udhëheqës i pazëvendësueshëm, sot pas 32 vitesh, ajo lufton të mbroj Sali Berishën si udhëheqësin e vetëm të saj pas 32 vitesh në krye të saj.

    Më 1990 ajo lindi si partia që do çlironte shqiptarët nga varfëria dhe ironizonte për këtë bllokmenët që ishin në shtëpi me qira, sot dy udhëheqësit kryesor të opozitës e drejtojnë Shqipërinë nga vilat e tyre në Gjirin e Lalzit dhe rezidencat luksoze në Tiranë.

  14. Sali Berisha si sinonim i së “vërtetës” që nga komunizmi, që e vë edhe para nënës së vet (edhe pse merrte me qafë kolegët e vet me shpifje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *