• |
ide | kryesore

Tragjedi për Tina Turner/ Humb edhe djalin e dytë në rrethana të paqarta

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
tina



Një tjetër tragjedi në jetën e Tina Turner. Djali i saj Ronnie vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles në moshën 62-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur faqja ndërkombëtare e lajmeve TMZ. Ai u gjet pa ndjenja nga fqinjët, të cilët tentuan ta kthejnë në jetë, por pa sukses. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.

Këngëtarja humbi 4 vjet më parë një tjetër djalë të saj. Craig kreu vetëvrasje duke qëlluar veten në korrik 2018. Këngëtarja 83-vjeçare nuk ka bërë ende ndonjë koment. Sipas burimeve nga policia, TMZ shkruan se një person kishte lajmëruar 911 të enjten në mëngjes. Ai tha se Ronnie kishte vështirësi në frymëmarrje. Pak minuta më vonë ai kishte vdekur dhe përpjekjet e ndihmës mjekësore ishin të kota.

Këngëtarja e lindi Craig kur ishte 18 vjeç. Ajo mbeti shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill. Craig kishte punuar si agjent imobiliar. Ai kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në moshën 59-vjeçare.

Ndërsa Ronnie lindi në vitin 1960 nga Tina dhe burri i saj, Ike. Çifti u nda në vitin 1976 pasi Tina akuzoi të shoqin për ushtrim dhune. Ike vdiq nga një mbidozë droge në vitin 2007. Ronnie luajti përballë nënës së tij në filmin biografik të vitit 1993, “What’s Love Got To Do With It”. Tina e rrëfeu marrëdhënien e saj abuzive me ish-bashkëshortin Ike në autobiografinë e saj “My Love Story” në 2018.

tina turner figlio morto

Pas divorcit nga Ike (me të cilin ishte e martuar nga viti 1962 deri në 1978) Tina shkoi deri në tentim të vetëvrasjes. Anna Mae Bullock, emri i vërtetë i këngëtares, thotë se pas ndarjes nuk i kishte mbetur pothuajse asgjë.

“Kur dola nga gjykata kisha vetëm emrin tim të skenës, Tina Turner dhe dy Jaguar, të cilat më ishin dhënë nga Ike. Asgjë tjetër. Nuk kisha asnjë ide se si do të paguaja për ushqimin, qiranë, faturat… Por vazhdova. Gjithsesi u bëra kjo që jam”, – tha legjenda e rock’n’roll. Ajo zbuloi se të gjithë të kaluarën e abuzimit nga Ike që menjëherë pas dasmës.

Për 16 vite të gjata Tina Turner ishte viktimë e një burri jobesnik, të varur nga droga dhe i cili e abuzoi fizikisht. Ai e godiste me gjithçka për ta lënduar, nga një shkop e deri te një tenxhere kafeje të nxehtë.

“Për të unë isha një bankomat. Ai donte të më kontrollonte, ekonomikisht dhe psikologjikisht”. Tina tentoi edhe vetëvrasjen duke marrë pilula, por mbijetoi. Derisa mori divorcin. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *