Eliminimi ka kosto, sidomos kur bëhet fjalë për një kombëtare që kërkon Kupën e Botës. Pas daljes nga Kroacia me penallti, Tite ka dhënë dorëheqjen nga pankina e Brazilit. Tekniku e ka bërë njoftimin në konferencën për shtyp, pas humbjes me penallti kundër Kroacisë që eliminoi Brazilin nga Katar 2022: “Një disfatë e dhimbshme, por jam në paqe me veten time, është fundi i këtij cikli. Një vendim unë e kisha marrë tashmë një vit e gjysmë më parë. Nuk jam nga ata që i hanë fjalët që thonë. Nuk e thashë për t’i bërë njerëzit të më kërkojnë të qëndroj, nëse do të fitonim Kupën e Botës”, tha Tite.
Tite drejtoi kombëtaren e Brazilit nga viti 2016, ndërsa në 25 qershor 2018 firmosi rinovimin e kontratës, deri në Kupën e Botës 2022. Në vitin 2019, Tite udhëhoqi Brazilin drejt fitores së Copa América. Ky ishte trofeu i 9 për Brazilin, i pari në 12 vjet. Në shkurt 2022, Tite znbuloi se kishte ndërmend të largohej si trajneri i Brazilit pas Kupës së Botës 2022. Dy dalje në çerekfinale në dy Kupa Bote nuk ishin rezultati që tekniku shpresonte të merrte me 5 herë kampionët e botës. Tite megjithatë vinte në Katar me një skuadër të jashtëzakonshme e plot talent. Brazili kishte pësuar vetëm një humbje në 19 ndeshjet e fundit. Edhe atë kundër Kamerunit, në ndeshjen e tretë të grupit, me vendin e parë të siguruar.
Lexo më tej: FOTO/ Neymar i pangushëllueshëm: dëshpërimi i Brazilit, pas eliminimit në Botëror
SHTYPI BRAZILIAN: FUTBOLLI I PAMËSHIRSHËM
Një eliminim i papritur, që ka shokuar vendin e sambas. Mediat në Brazil e kanë përjetuar keq daljen në çerekfinale. “Ëndrra për titullin e gjashtë është për vitin 2026”. Kështu titullon gazeta braziliane O Globo, pas eliminimit të Selecaos në çerekfinale ndaj Kroacisë me penallti. Gazeta flet për një ndeshje dramatike: “Do të duhet kohë për të kuptuar se çfarë ndodhi në shtesën e dytë. Puna e stafit teknik dhe ky brez i talentuar lojtarësh meritonin një rezultat ndryshe. Futbolli mund të jetë i pamëshirshëm”, shkruan një nga editorialistët.
e shite mor karuc
tregohu brazileanve qe ndeshjet trukohen