• |
ide | kryesore

Sarandë/ 16-vjeçari kapet për të herë të 2-të me emigrantë të paligjshëm

-Instant, Lajme, Të fundit


Një 16-vjeçar është kapur në flagrancë për të dytën herë duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Shtetasi F. M u kap nga policia kufitare në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”. Ai drejtonte një automjet pa leje, ndërsa po transportonte emigrantët. 16-vjeçari një javë më parë u arrestua në flagrancë nga policia për të njëjtën arsye. Ai u kap duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, të cilët tentonin të kaloni kufirin, po ashtu me një automjet që e drejtonte pa patentë.

Ndaj tij u mor masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata “Detyrim paraqitjeje”. Ndërkohë tani sipas policisë ai akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *