• |
ide | kryesore

Grushti që i çmendi të gjithë

-Instant, 1, 2, Ide
Blendi Kajsiu



Lajmi që prej ditësh po dominon median dhe diskutimin shoqëror është goditja me grusht e opozitarit Sali Berisha nga një person me probleme të shëndetit mendor. Incidenti ka prodhuar një sasi të tillë spekullimi, konspiracioni dhe absurditeti saqë duket se e ka çmendur median, politikën edhe shoqërinë tonë. Të gjitha duan të gjejnë diçka pas kësaj ngjarje sepse nuk mund të pranojnë banalitetin e saj.

Në vend që të na bëjë të mendojmë për problemin e shëndetit mendor që thellohet gjithnjë e më tepër në shoqërinë tonë, incidenti në fjalë ka prodhur një pafundësi teorish konspirative, njëra më fantastike se tjetra. Ndërkohë në Shqipëri ka një rritje të frikëshme të problemit të shëndetit mendor dhe një mungesë akoma më të frikëshme të trajtimit cilësor të këtij fenomeni. 

Në fakt fenomeni që i gjakosi dhe nxiu fytyrën Berishës shumë të tjerëve i ka kushtuar jetën. Në këtë aspekt doktorri ishte me fat. Me numrin në rritje të personave me probleme të shëndetit mendor, me ekspozimin gjithnjë e më agresiv të Berishës në hapësirën publike, çudia nuk është ngjarja në fjalë, por mungesa e saj në 30 vitet e tranzicionit tonë të çmendur. 

E megjithatë askush nuk merret me fenonomenin që nxorri në pah incidenti (kriza e shëndetit mendor) por më atë që ai “fsheh”. Disa argumentojnë se është Rama pas grushtit, edhe pse askush nuk argumenton dot se ç´punë i bënte Ramës ky grusht që i prishi festën e samitit evropian. 

Të tjerë thonë se është vetë Berisha, sepse i duhej grushti për të fshehur dështimin e protestës. Ama as Berishës nuk i bënte punë ky grusht sepse i cënoi imazhin që ka tek pasuesit si i fortë dhe i paprekëshëm. Berishistët nuk e dënojnë dhunën, thjesht i vjen turp kur janë preh e saj. Tronditja berishiste u shpreh qartë në deklaratëne Jozefina Topallit se kjo ishte ngjarja më e rëndë në 30 vitet e tranzicionit. E vërtetë për Topallin dhe berishistët ndonëse jo për Shqipërinë.  

Së fundmi, të tjerë arguemtojnë se grushti ishte vepër e shërbimeve sekrete të huaja, sidomos atyre Ruse. Sipas tyre shërbimet sekrete ruse nuk janë shumë të zënë me luftën në Ukrainë, me NATO-n, me BE-në, Kinën apo Washingtonin. Ata sytë i kanë tek doktorri ndaj kanë filluar të rekrutojnë të rinj shqiptarë me probleme të shëndetit mendor. 

Duket se grushti ndaj doktorrit i ka çmendur të gjithë. Askush nuk është i gatëshëm ta shikojë incidentin në banalitetin e tij. Është shumë me e lehtë ta zbukurosh apo fshehësh atë pas teorive të konsipiracionit. 

Në fakt ky është roli i këtyre teorive. Ato janë produkt i dëshpërimit dhe depresionit. Nuk është aspak rastësi që personat më të dëshpëruar kanë tendencat më të mëdha për konsiparacion. Është shumë e lehtë dhe e këndëshme ta kuptosh dështimin në jetë si pasojë e forcave jashtë-toksore apo e komploteve ndërkombëtare dhe jo si pasojë e vendimeve të tua. Jeta është më interesante me alien, shërbime sekrete dhe komplote globale sesa me realitetin e një përditëshmërie të mërzitëshme, të varfër dhe të pashpresë.  

Në rastin konkret goditja që mori doktorri nga një i sëmurë mendor si dhe rrahja barbare e këtij të fundit nga bodigardët e Berishës ishin skena të një banaliteti tejet të dhimbshëm. Kaq ishte e vërteta e këtij incidenti. Dhe si e tillë ajo ishte shumë pak për tu pranuar si nga shoqëria, si nga politika edhe nga media. Realiteti i hidhur i një opozite që sulmohet nga një person me probleme të shëndetit mendor dhe që udhëhiqet nga një çmenduri politike është tepër për tu përtypur. 

E gjithë fabula e opozitës berishiste është një marrëzi ku nuk e gjen dot llogjikën as si kujtim tejet të largët. Ajo do arrijë disa objektiva njëkohësisht edhe pse secila prej tyre është e pamundur edhe veçmas. Do rrëzojë Edi Ramën me revolucion dhe protesta në rrugë. Do ndryshojë politikën e jashtëme të Britanisë dhe SHBA-ve sapo Trump të vijë në pushtet (ndonëse ky i fundit është më larg se kurrë nga presidenca e SHBA-ve). 

Do i bëj presion BE-së duke destabilizauar Shqipërinë sepse kështu do ndryshojë politikën e saj të jashtëme pro-Ramës. Do rrëzojë me gjygj në Francë sekretarin e shtetit të SHBA-ve Anthony Blinken. Dhe do fitojë zgjedhjet paralamentare të vitit 2025 me ligjërimin antikorrupsion ndonëse në krye ka Ilir Metën që njihet si politikani më hajdut i tranzicionit, dhe Sali Berishën që është politikani më i refuzuar nga Shqiptarët (75% nuk e duan). 

Ky është realiteti i dhimbëshëm i opozitarizmit dhe demokracisë sonë. Përballë çmendurisë opozitare agresori i Berishës duket pothuajse normal. Artikulimet e tij pa sens nuk janë më të pallogjikëshme se fabulat absurde të opozitës me teori konspiracioni global apo me fushata anti-korrupsion që udhëhiqen nga Ilir Meta. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e papërtypëshme që duhet fshehur pas teorive konspirative. 

Ndaj një grusht sa banal edhe pa llogjikë prodhon shpjegime dhe debate akoma më të çmendura nga media, politika dhe shoqëria jonë. Çdo ditë shpikim narrativa gjithnjë e më absurde për të mos e parë në sy banalitetin e realiteti ku jetojmë. Kjo është çmenduria jonë. Ndoshta nuk është rastësi që na e nxorri në pah një person me probleme të shëndetit mendor.  

Shkruar enkas për Lapsi.al nga Blendi Kajsiu

 



44 Comments

      1. Kajsiut i kan care kajsine sic duket
        Spo i ngjit pulla e zjarrit, i vershellen bitha prrrr prrrr prrrrr

        Muhabet kajsish

    1. Ky kajsia qenka mendja me e zgjuar ne bote.Po ne bote,nuk e thashe gabim.Mjere Shqiperia cfare ka humbur me largimin e tij.Degjova se po e kerkon Amerika vetem per mend.

    2. Kajsi gojesperma leh leh leh se dicka mbetet….
      Narkomani neurotik i kristaq perdhunuesit i ka kurdisur keto marifete .
      Por ty dhe deleve tjera voteshitese u’a ka fajin Saliu qe i ra grushtit me fytyre.
      Jo kamikazi i haremit mavi
      Pjelle skllaveje zboristeve proletare te semure….

  1. Goditi Berishën me grusht/ Gert Shehu nuk i padit dhunuesit e tij, fal truprojat e ish-kryeministrit,nje qytetar me probleme mendore tregohet me i zgjuar se te gjithe shpellkaret e salihut,shembull dhe per ju komentues cecene te lapsit

    1. Me cfare lexova, dhe aurori I ketij shkrimit eshte nje prej a tyre te semureve mendore. Vecse ketu ndryshimi eshte se nese ai I Berishes eshte voulg, ky I shkrimit eshte intellectual, po I semure ama, Zoti e nimofte edhe pse nuk besoin ne zor.

    2. O rrotë kari, për çfarë do ti paditë, shkoi e kruajti kurrizin vetë.

      Ti thotë 1000 herë faleminderit Berishës, se do ta kishin shtypë militantët e PD, por prapë mos të rijë i qetë se ata që e urdhëruan në fakt e donin, dhe e duan të vdekur.

  2. Analize leshi, qe kur thua goditi nje person me probleme psiqike ke paragjykuar veprimin me dashje.

    Si mund te quhesh i cmendur me nje leter bakalli.

  3. Shkrim i mire por nuk kuptoj se perse autori ka bindjen se “jane çmender te gjithe” nga grushti qe hengri doktori? Keto dite qesh ne nje fshat te Elbasanit dhe ne nje lokal fshati me nja tre kater tavolina njerezit po pinin ndonje gote raki me pak djathe e ca hurdha e muhabeti kalonte nga nje tavoline te tjetra e spashe ndonje te shqetesuar apo te çmendur se Berisha hengri nje grusht perkundrazi ishin goxha filozof e te ftohte ne analizen e klases sone politike qe u rahen e qe duhej me shpesh te rihen. Njeri qe si duket kishte pire ma shume kishte hallin e Metes qe doli pa u rahur!

  4. Kajsiun e paska pergezuar, shpejt e shpejt gjithe bodrumi i patronazhimit VIP.

    Ne fakt, disi ndryshe nga shkrimi i meparshem per 6 dhjetorin ne Tirane, Kajsiu si spin-doctor na orienton ta shohim goditjen e Berishes ne dy menyra:

    E para, si nje gjest te nje te semuri mendor, certifikuar jo nga spitali perkates, por nga nje klinike ne Rinas, te cilen Kajsiu e vlereson shume.

    E dyta, nje goditje banale me grusht, ne nje proteste ndaj nje ish Presidenti, ish Kryeministri e aktualisht deputeti ne krye te opozites, nuk duhet vleresuar si dicka konspirative, sepse ka brenda “banalitetin”.

    Pra Rama, e Rusia apo vete Berisha nuk duhen permendur ne bisedat e qytetareve, te cilet ndryshe nga Kajsiu e pane, ndoqen dhe morren mesazhin nga cfare ndodhi.

    Po ta shohesh ngjarjen nga Amerika Latine edhe nje grusht shteti ne Shqiperi me 6 dhjetor do te dukej si dicka e zakonshme, pra “banale”.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      E thotë dikush më lart se ky idioti i shkolluar është VIP-i patronazhistëve,

      Pra ky kurvë që dikur ishte me Berishën sot është me edvinin, si shumica e shqiptarëve që shkojnë nga shkon pushteti.

      Popull turmë pa bosht e pa dinjiotet, nuk na i ka fajet askush as edvini përderisa jemi këta që jemi, kurva.

      1. Vdekshin idiotët – pajtohem me ty. Ti je idiot dhe kurve. Te lumte per guzimin qe ta thuash hapur. Merr dhe Bushatin me vete.

      2. 780 mije zemra votuan ramen. Ky eshte problemi. Njerezit jane debilizuar edhe me shume. Rama punon cdo dite per debilizimin e shqiptareve. Ka sukses.

  5. Ore Zerdeli Kajsia a njeh pak fare Berishen?
    Cjapi plak e njeh dhe e perdore shume mire te rrahuren vence.
    Te uroj Kajsi karafili qe ishalla nuk te rreh Salihi ..
    Analiza eshte per ne nevojtore.

  6. “””Në fakt ky është roli i këtyre teorive (konspirative). Ato janë produkt i dëshpërimit dhe depresionit. Nuk është aspak rastësi që personat më të dëshpëruar kanë tendencat më të mëdha për konsiparacion. Është shumë e lehtë dhe e këndëshme ta kuptosh dështimin në jetë si pasojë e forcave jashtë-toksore apo e komploteve ndërkombëtare dhe jo si pasojë e vendimeve të tua. Jeta është më interesante me alien, shërbime sekrete dhe komplote globale sesa me realitetin e një përditëshmërie të mërzitëshme, të varfër dhe të pashpresë.”””

    Sakte!

    Por duhet shtuar se teorite konspirative jane te perhapura kudo ne bote tashme dhe jo vetem nder njerezit e deshperuar. Me teper do te thoja se jane te perhapura nder njerezit qe kane shume kohe te lire ne dispozicion se nese je i zene me pune, nuk ke as kohen e as nervat te merresh me to.

    Njeriu eshte nje kafshe sociale. Ai ka nevoje te deshperuar qe te ndjeje se nuk eshte vetem, se dikush, qofte edhe nje entitet misterioz, eshte duke u kujdesur, per mir apo per keq, per te.

    Ne fakt, e verteta eshte se edhe pse ne kete bote ka sigurisht eminenca gri me asetet dhe instrumentet e duhura per te ushtruar ndikim te nendheshem, influenca e tyre mbetet gjithsesi margjinale perballe inercise se te gjithe shoqerise.

    Ato cfare vertete e ndryshojne boten ne menyre dramatike, per mire apo per keq, kane qene, jane dhe mbeten Arritjet Teknologjike te cilat kerkojne te zgjidhin nje problem konkret te nje grupi njerezish apo te te gjithe shoqerise.

    Fjala vjen , jemi ketu duke diskutuar e lexuar njeri-tjetrin ketu edhe pse ndoshta gjendemi mijera kilometra larg, vetem fale nje shpikjeje te viteve 80 te nje kerkuesi anglez ne Zvicer i cili donte te komunikonte me shpejte me koleget e tij.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Ku është saktësia Jorgo?

      Nuk ka aspak teori konspirative.

      1-Mjafton fakti se pas 4 ditësh autori i goditjes nuk ka shprehur se pse e bëri goditjen.
      2-Nqs nuk do të ishze nxitur nga rama e të tijtë, pse nxituan menjëherë, rezik pa e marrë vesh policia se si quhej, mediat e ramës e shpallën të sëmurë dhe nxorën me shpejtësi dokumentin.

      Nqs rama nuk do të kishte pasë gisht në këtë punë, le të priste përfundimet e hetimeve derisa të shpreheshin ekspertët, nxitimi për ta shfajësuar autorin është jo vetëm kompromentues por shumë i poshtër.

      P:S
      Ky zerdelia të kishte gjysmën e intelektit dhe kulturës tënde, mund të lexohej, më shumë kënaqem me komentet e replikat tua se shkrime të tilla idiote.

      Teori Konspirartive!!!!!!

      lexo lavjerësi i Fukoit të ekoos

      1. Ne fakt une e kisha me teper per teorite konspirative se sa per rastin ne fjale.

        Shiko, rasti ne fjale ka keto mundesi:

        1) e ka bere sepse i cmendur

        2) e ka bere Rama per hakmarrje, per te shuar zerin e Berishes gjate protestes, etj…

        3) e ka bere Berisha per te fituar pike nga viktimizimi dhe per te ekspozuar negativisht Ramen

        4) e kane bere agjenturat e huaja per te krijuar destabilitet

        Te katerta jane alternativa te mundshme, por asnjehere nuk kemi per ta marre vesh se si qendron e verteta me prova dhe fakte.

        Persa i perket 2 pikave qe shkruan ti:

        1) Ai ka thene ne fakt disa versione, nder te cilet mbaj mend njerin ku thoshte se e kishte enderruar kete gje qe ne 1997-en.
        2) Edhe Berisha e te tijte u nxituan te thonin se kete e ka bere Rama.

        lapsi pike al/2022/12/06/berisha-per-sulmin-ndajd-d-tij-autori-eshte-rama-ai-qe-qelloi-nje-fatkeq-i-shitur/

        lapsi pike al/2022/12/06/meta-akuza-rames-pjella-me-bastarde-qe-orkestron-ngjarje-te-tilla-ne-diten-e-samitit/

        lapsi pike al/2022/12/06/31-vjecari-grushtoi-ndaj-tij-berisha-akuza-qeverise-kaluan-ne-nje-akt-kriminal/

        etj, etj, etj… se pertoj te te sjell tani te gjitha linqet! Por jane mbi 10 lajme me akuza direkte te Berishes dhe te njerezve prane tij pak minuta pas ngjarjes dhe brenda po asaj dite.

        Te duket normale ty kjo?!

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Versioni i 97, është krejt naiv, ai ka qenë 6 vjeç, atëherë!

          Në 97 bandat e prindërve të tij e shkatëruan këtë vend, natyrisht, berisha ka pasur përgjegjësi të rëndë për 97.

  7. Sulmi i shtetasit Berisha ndaj Yuri Kim nuk është personal. Ai ka sulmuar çdo ambasador të SHBA. Në kujtesë të publikut shtetasi Berisha ka deklaruar:

    1- Ambasadorja Mariza Lino nuk mund sillet si guvernatore e shtetit shqiptar

    2- Ambasadori Josef Limpret dhe orgjitë e tij seksuale… Madje këtoj të fundit nuk i shkoj në funeralin e vdekjes

    3- Ambasadori Withers bashkpuntor i opozites dhe shantazues i drejtesise per çësjtjen Gërdeci.

    (Lexoni wikiliks)

    4- Ambasadori Arvizu smund çënoj sovranitetin e Shqiperise

    5- Ambasasori Donald Lu i korruptuar dhe avokat i krimit

    7- Ambasadorja Yuri Kim avokate e Soros dhe e perfshirë në afera seksuale.

    Këto sulme ndaj ambasadorve amerikan nuk i ka bërë as Vladimir Putin në Moskë.

  8. Mos u lodhni se politiken shqiptare “e zberthen” Spahiu Kuq e Zi, por jo shqiptar, i cili ngre dhe ul prej vitesh teorine e tij qe Rama e Berisha “jane bashke”, ndaj sa te kemi njerin, do te kemi edhe tjetrin.

    Keta “teoriciene” bejne edhe raporte lart e poshte dhe mbajne frymen gjalle me perralla per te coroditur ke te munden… Por nuk i dîne interesat e atyre qe i mbajne me buke.

  9. Në krye të listës si një nga 10 armiqtë më të mëdhenj të shtypit në botë, Berisha apelon: Sot liria e fjalës është në gijotinë

  10. Ne vendet Demokratike grushtohet ai qe ka pushtetin, ne vendet Diktatoriale (shembelltyra te Erdoganizmit) grushtohet ai qe drejton opoziten.

  11. Kajsiu ,ne kete vend mbeshtetesit fanatike e personale te Berishes jan me shumice, atas hquhen per fashizem e ne menyre absolute nuk pranojne ide te ndryshme nga ato te liderit, qofshi keto ide mese racionale. Nje tufe idiotesh, qe desh e masakruan ate te shkretin, smund tepranoje nje ngjarje kaq banale qe nje me probleme mendore te rrezoje liderin e tyre shpirteror

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Rrotë kari, ju doni edvinin, më shumë se familjet tuaja për ato paga minimale që nuk ju mjaftojnë as për një person, e na çani menderen me fanatizëm pr Berishën kur njerëzit e PD në kohën e Berishës paguheshin shumë më mirë se ju të rilindjes e nuk rinin të strehuar se i heqin sot apo nesër nga puna si tall menderen edvini me të gjithë që nga ministrat e poshtë, se me ju mutrat ka lënë cs mutra të tjerë të merren..

  12. Keni kryer nje kapercim llogjik. Nxitimi i PD-se per te thene se eshte qeveria pas grushtit, perveç fjaleve te para te grushtuesit kur u neutralizua, faktohet, apo ngre te pakten dyshimin deri tani me proven e parregullsise se dokumentit qe vertetuaka çmendurine e grushtuesit. Vertetoni kete premise se pari, te tjerat iu dalin huq.

  13. Partinë Demokratike e ngritën nga themelet studentët e Dhjetorit 1990, e ngritën nga themelet të djathtët e burgosur, të internuar, e ngritën intelektualët e papërzierë me “diktaturën komuniste”, por e mori “llokum” Sali Berisha. E mori të gatshme, pas orientimit të shokut Ramiz se “në pluralizmin shqiptar, na duhen njerëzit tanë”.

    Ajo ç’ka ndodhi me Ramizin dhe ish-byroistët, duke i futur në burg, ishte më pas pabesia e njeriut të tyre Berisha.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O idiot, nuk ka pasë intelektualë të papërzier me diktaturën komuniste, sepse që të mbaroje një shkollë të lartë më së paku duhej ta kishe biografinë e mirë përndryshe nuk mund të ishe me arsim të lartë, e që të bëje karierë profesionale minimumi duhej të ishe antar i PPSH, përndryshe i kishe rrugët e mbyllura.

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O idiot, mjafton të shohësh se si e ringriti PD Berisha tani në moshën 78 vjeçare, për ta kuptuar se PD nuk ia fali askush, por nga të gjithë intelektualët e fillimit të pluralizmit, Berisha ishte më këmbëngulës, më punëtor, më i ndershëm, më burëror- cilësi këto që të garantojnë suksesin.

      1. Pra 32 vite më pas, beteja kryesore e PD është si ta forcoj “Enverin” e saj dhe jo si të vazhdoj misionin për të cilën është krijuar.

        32 vite më pas, Partia Demokratike e Sali Berishës, nuk ka më asnjë gjë të përbashkët me Partinë Demokratike që u themelua më 12 Dhjetor 1990, përveç Sali Berishës. Ai është i vetmi që ka mbetur si fosil i një partie që e zhduku për të mbijetuar duke eliminuar gjithkënd që e themeli dhe kontribuoi në atë parti për 32 vite.Sa kare je o cecen qe edhe mbas 32 vjetesh ti dhe jeten e jep per kete spiun serb Bisturia,te te rrojne komshit se vet i paske leshuar pellumbat

        1. Pra pas 32 vitesh,edhe njerhere Berisha i duhet qe tju shkerdheje robt fares jugosllave, komunistereve te rilindur. Para 32 vitesh “qiu”Kristaqin dhe Kristaqerit e PPSH-se, tani do shkerdheje Kristaqerit junior. S’kane thene kot, “Komunizmi eshte si ato barishtet e keqija, sado qe i shkul, pas njehreare kohe ata mbijne prape, biles dhe ne beton, se ne toke po e po”.

  14. O blend!
    Mullah Omarit dhe talibaneve te shqupit i erdhi zogu ne dore. A te kujtohet kur i msynin me arkivol k/ministrise?

    Pa prit e pakujtu, spiuni i sigurimit u bo hero i demokracise qe e vrau Fatos Nana.

  15. Më 1990 ajo lindi si parti që do përmbyste kultin e Enver Hoxhës si udhëheqës i pazëvendësueshëm, sot pas 32 vitesh, ajo lufton të mbroj Sali Berishën si udhëheqësin e vetëm të saj pas 32 vitesh në krye të saj.

    Më 1990 ajo lindi si partia që do çlironte shqiptarët nga varfëria dhe ironizonte për këtë bllokmenët që ishin në shtëpi me qira, sot dy udhëheqësit kryesor të opozitës e drejtojnë Shqipërinë nga vilat e tyre në Gjirin e Lalzit dhe rezidencat luksoze në Tiranë.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Të krahasosh enver hoxhën me Sali berishën, duhet të jesh minimlisht IDIOT!

      1. idiot jane ata qe i shkojne mbrapa nje te vdekuri e te pakalluri si non grata o debil Enver hoxha nuk qe as hajdut as kriminel qe te vret pas shpine si dordoleci i vucidolit

  16. Sali Berisha si sinonim i së “vërtetës” që nga komunizmi, që e vë edhe para nënës së vet (edhe pse merrte me qafë kolegët e vet me shpifje,idjot quhet ai qe kur ben krahasimin nuk e kupton dot krahasimin,por cfare mund te presesh nga nje cecen e shpellkar funksional te salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *