• |
ide | kryesore

I pamundur në gjithë aventurën me Holandën: Van Gaal largohet nga kombëtarja, në vend të tij Koeman

-Instant, Sport
Van Gaal



Louis Van Gaal nuk është më trajneri i kombëtares holandeze. Ai e konfirmoi këtë vetë, pas goditjes së penalltive kundër Argjentinës dhe eliminimit pasues nga Kupa e Botës 2022: “Ishte ndeshja ime e fundit për këtë mandat të tretë – tha ai -. Jam shumë krenar, sepse kam thirrur shumë lojtarë të rinj dhe i lejova të fitonin eksperiencë. Kemi formuar një grup dhe kur shikoj pas, shoh dicka shumë pozitive. Nuk ndihem i mundur, largohem nga një ekip shumë i lidhur dhe shumë teknik. Isha trajner për 20 ndeshje dhe nuk humbëm kurrë, do të ketë një arsye”. Në vend të tij mbërrin Ronald Koeman. Ish-mbrojtësi zyrtarisht do të marrë detyrën më 1 janar. Rikthimi i Koeman u njoftua në fakt muaj më parë.

Koeman e ka udhëhequr tashmë ekipin kombëtar të Holandës mes viteve 2018 dhe 2020. Ai mori detyrën duke pasuar Advocaat, pasi Oranje nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Nën drejtimin e tij, Holanda arriti në finalen e Ligës së Kombeve në 2019, të cilën e humbën ndaj Portugalisë. Gjithashtu, u kualifikuan në kampionatin e fundit europian. Sidoqoftë, në verën e vitit 2020, thirrja e Barcelonës e shtyu teknikun të hiqte dorë nga roli i tij si trajner për një pankinë prestigjioze. Në vend të tij mbërriti Frank De Boer, por nuk la asnjë gjurmë me Tulipanët. Nuk shkoi mirë në Barcelonë edhe për Koeman. Një sezon ku fitoi Kupën e Mbretit e më pas u shkarkua në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Lexo më tej: Video/ Holanda rikuperon dy gola në fund, por humbet me penallti: në gjysmëfinale shkon Argjentina

Tani ai thirret të marrë një trashëgimi të rëndë. Van Gaal e përfundoi mandatin e tretë me 14 fitore dhe 6 barazime në fushë, në 20 ndeshje të luajtura me skuadrën kombëtare.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *