• |
ide | kryesore

“Nuk e di nëse kthehem në Kombëtare”: Neymar i tronditur , buzëqeshjen ia kthen djali i Perisic

-Instant, Sport
Perisic



“Më duket se është e gjitha një makth, nuk mund ta besoj atë që ndodhi. Kjo është një disfatë që do të rëndojë shumë, është shumë e trishtueshme. E do të na lëndojë për një kohë të gjatë”. Me këto fjalë një Neymar zemërthyer, në zonën mikse, është munduar të tregojë ndjesitë pas humbjes me penallti ndaj Kroacisë së Perisic. “Ishim duke ndjekur një ëndërr, por për fat të keq nuk arritëm ta realizonim. Në futboll, dhe jo vetëm, ndodh. Por dua të falënderoj popullin brazilian për dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Tani nuk dua të them nëse ka ndonjë fajtor, jam shumë i mërzitur për të menduar për këtë”.

Pyetjes nëse do të luajë ende për kombëtaren, Neymar ka qenë shumë i tronditur për tiu përgjigjur. Ndaj ka marrë kohë, kur gjërat të jenë më të ftohta, të paktën emocionalisht: “A do të ketë një Botëror tjetër për O Ney? Dua të marr pak kohë për të reflektuar, për të menduar për Seleçao dhe çfarë dua për veten time. Nuk po i mbyll dyert, por as nuk mund të them që do të kthehem 100%.Nuk garantoj asgjë”.

Neymar ishte i pangushëllueshëm në fundin e ndeshjes Kroaci-Brazil. Dalja e papritur nga turneu i 5 herë kampionëve e ka dëshpëruar brazilianin. Vetëm një person arriti ta bënte të buzëqeshte sulmuesin, Leo Perisic: djali i Ivan, sulmuesit të Kroacisë. I veshur me numrin 4 si babai i tij, ai iu afrua Neymar pas ndeshjes për ta përqafuar dhe për t’i treguar adhurimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *