• |
ide | kryesore

Video/ “It’s not coming home”, Franca gjysmëfinalistja e fundit: Kane humbet penallti, Anglia e eliminuar

-Instant, F1, Sport, Video
Kane



Franca është në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi eliminoi Anglinë. Në çerekfinalen e fundit të Katarit 2022, kombëtares së Deschamps iu desh të punonte shumë për të fituar betejën kundër anglezëve. E të mendosh se Gjelat e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 17. Një e djathtë e fuqishme nga jashtë zonës nga Tchouameni përfundoi në rrjetë. Protagonist në të mirë e të keq në fakt. Mesfushori francez sapo nisi pjesa e dytë pengoi Saka në zonë duke i dhënë mundësinë Kane të barazojë 1-1 me penallti. Pas disa rasteve për Anglinë, Franca bëri 2-1 me golin e Giroud, por episodi vendimtar erdhi pesë minuta më vonë. Les Bleus u falën nga Kane, në penalltinë e dytë të mbrëmjes. Në gjysmëfinale do të jetë Francë-Marok.

Do të jetë Francia që do të sfidojë të mërkurën në gjysëmfinale Marokun surprizë. Në kryqëzimin e parë të një ndeshje me eliminim direkt në Botëror me Anglinë, Les Bleus vuajtën, por avancuan falë golave të Tchouameni e Giroud. Milanisti, në golin e katërt në katër takime në Katar, këtë herë ishte më vendimtar se fenomeni Mbappé. Anglezët nuk e meritonin humbjen për atë që krijuan, por gabuan penalltinë e 2-2 me Kane. Qendërsulmuesi i Tottenham që barazoi 1-1 po me penallti, e dërgoi topin mbi traversë përballë Lloris, autor i pritjeve vendimtare.

Lexo më tej: Berisha mesazh Ramës pas sulmit në protestë: Jetën e japim, votën s’ta falim

ME SYTË NGA GJYSMËFINALJA

Për të shtatën herë në historinë e saj, Franca është në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Tani do të përballet me Marokun, debutues absolut në këtë fazë të kompeticionit. Për të arritur atje, kampionët në fuqi të botës mposhtën Anglinë 2-1, në mënyrën më të vështirë të mundshme. Të besuarit e Deschamps vuajtën shumë, por përdorën armët e tyre individuale për të marrë më të mirën ndaj formacionit të Southgate. Anglezët ishin më të rrezikshëm gjatë gjithë lojës, por edhe më pak cinik para portës. Penalltia e çuar në qiell nga Kane, për barazimin e munguar, ishte një dhuratë e hershme e Krishtlindjeve për Les Bleus. Franca tani e ka të qartë se nuk ka shumë vend për të bërë shaka me Marokun.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *