• |
ide | kryesore

Berisha sfidon Blinken: PD nuk do të jetë më levë e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
levë



Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së, kryetari Sali Berisha nuk i kurseu kritikat për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Berisha tha se 7 vite në opozitë, nën drejtimin e Bashës, selia blu u kthye në levë të regjimit të Ramës.

“PD dorëzoi pushtetin pas një gabimi me skemat piramidale në vitin 1997, ndaj një rebelimi të dhunshëm. I largoi me votë ata që erdhën në pushtet më dhunë në vitin 2005. Në vitin 2013 PD garantoi rotacionin. Në këtë kontekst, kjo histori është historia më demokratike e një force politike.

7 vite në opozitë ishin vite të një fatkeqësie të vërtetë. Të jesh në opozitë nuk është kurrë turp. Je pushteti moral i vendit, sepse qëndron gardian i interesave të qytetarëve. Sepse nuk të josh asgjë tjetër veç interesit të qytetarëve. Por mjerisht, kjo nuk ndodhi me PD-në.

Kjo parti, për shkak të takimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të fshehta të kreut, të përziera dhe të papërziera me qeverinë, ajo u shndërrua në një fasadë të një qeverie që kalonte nga skandali në skandal.

Në zgjedhjet e 25 prillit besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD. Të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Demokratët ndoshta qanin me ngashërim për rezultatin që morën. Në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën” – tha Berisha.

Më pas ai u ndal tek shpallja non grata nga SHBA. Akuzoi edhe një herë George Soros dhe Antony Blinken. Shtoi se nuk kishte dhe nuk ka asnjë provë ndaj tij.

“Antony Blinken sanksionoi Sali Berishën që nuk do të lejonte kurrë që PD të bëhej levë e PS dhe Edi Ramës. Ky akt e kam thënë që nuk ka pasur asnjë provë. Historia ime është krejt tjetër. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë. Të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë që kanë kryer aktin korruptiv më madhor. Nëse Blinken apo kushdo tjetër gjen e sjell një provë për akuzat, Berisha do të largohet përfundimisht nga politika” – tha Berisha. ©LAPSI.al



34 Comments

  1. Ja ke plas gjysho… e bone Blinkenin per 1 lek… per uje te ftohte…

    Si thoshin ata pleqte e nje fshati te Jugut ne kohen e Dulles: ore mire qe do ta pushtojme Ameriken, por si do t’i mbajme me buke gjithe ata miliona njerez?!

    1. Rëndësi ka që Berisha është i mirë për gjithë shqiptarët. Kaq e thjeshtë është.
      Me votime të lira dhe të ndershme ,ai e zgërdhin rampallën.Të gjithë e kanë kuptuar tashmë.

          1. Lexoni dhe kuptoni…….. Qe berisha luftoka per voten e lire.

            Do jem ne ndonje, univers paralel.

            Se te universi qe di un. Berisha eshte arkitekti i cdo vjedhje zgjedhjesh, kur ishte ne pushtet.

            Duhet te jet interesant, ky universi parlel!!!!!!!!

    2. Rëndësi ka që Berisha është i mirë për gjithë shqiptarët. Kaq e thjeshtë është.
      Me votime të lira dhe të ndershme ,ai e zgërdhin rampallën.Të gjithë e kanë kuptuar tashmë.

    3. Ka Serbi e ndraghet , Po ka dhe Sali e Ilir Met . Jeni Sekt per Auchvic, sapun duru si saja jeni per tu bo ! Ahmutaj eshte bo gati per carje sadokardi ? Lali pederi do i faktoj spaku nai vjedhje fiqsh ? Po motra e gruja jorgos do kaloj nga duret e shukres ????? Hahahahaha

    4. dhe portit te Durresit, Vlores, SArandes, Lezhes e gjithe bregdetit vazhdojne ti q.. robt ta grabisin te terin si kinierat e Zamirit, a bizneset e Ruceve, Xhackes, Nokes,Malltezrave e lukuni... thotë:

      dhe portit te Durresit, Vlores, SArandes, Lezhes e gjithe bregdetit vazhdojne ti q.. robt ta grabisin te terin si kinierat e Zamirit, a bizneset e Ruceve, Xhackes, Nokes,Malltezrave e lukuni…

  2. Ja ka mbledh Blinkenit ky. Qe kur fitoi gjyqin ne paris.

    Ca tallje, me njerzit e tu. E hodha ne gjyq. Zemra mal miltantve.
    Hahahahaha.

    1. Ti je idiot e nuk e kupton se blinkenit 2 herë në kongres i kanë kërkuar të paraqesë fakte për Berishën dhe ai nuk ka paraqitur.

      1. I paemër 11/12/2022 te 23:01 – ti je akoma me idiote. Kongresi amerikan si cdo parlament tjeter ne bote ka opozitare idiote qe thjeshte ngacmojne partine ne pushtet. A thua ndonjerin nuk e ze gjumi per shkak te ceshtjes non grata te SB.

        1. O pall kari, nese ka shtet ne bote sot me president rrot kari dhe administrate komplet ne listepagesen e Sorros,Gates, ajo eshte presidenca Amerikane. Komunistet ne Shqiperi per fat te keq jane bere me amerikene se amerikanet dashje pa dashje:).

  3. Hahaha… 😅😅😅

    Pooo!!! Gjyqi! Ca u bo me gjyqin ne Paris?!

    Ca mashtruesi ordiner… 😂😂😂

    1. Gjyqi i hapur është,po të dojë,le të çojë faktet dhe mbyllet.Me zor se çon dot njeri për pozitën që ka,por një ditë s’do jetë më në post dhe detyrimet shtohen ose mban turpin për aktin korruptiv.

      1. Ky ma heq trurin. Beri mire ai qe e flliqi ne pleqni. Eshte i pandreqshem. Del per dite te irfani dhe llafod llogje kavaje. Nuk di le frymezon apo inspiron ky njeri, dhe nuk kuptoj dhe keta me larte qe besojne tek ky i rrjedhur.
        E ka te shkruar ne balle” Rrocke” dhe prape ka njerez e presin prej ketij.

        1. Jane militante. Nuk kane logjike. Gjykojne me pason, jo me racionalitet.

          Berisha nga miltiantet PD-iste konsiderohet si 1) shpirt njeriu, 2) shume i ndershem 3) anti-komunist, injorojne qe ishte komunist dhe ne nivele te larta, 4) 97-en ja bene greket me PS-ne, 5) injorojne qe ai doli hapur pro fimave piramidale dhe inkurajoi popullin qe te fuste parate aty, 6) injorojne spastrimin qe i beri PD-se nga figurat e shquara intelektuale, 7) injorojne vrasjet ky ai indirekt eshte i perfshire, 8) injorojne gjuhen e tij totalisht te helmuar dhe destruktive, 9) injorojne qe Basha ishte krahu i tij i djathte, 10) justifikojne faktin qe eshte shpallut non grata nga 2 aleatet egzistenciale per Shqiperine, Kosoven dhe shqiptaret, etj, etj, etj…

          Plus mos harro qe shume nga keta qe shkruajne kane 9 vite qe hajne bar. Mezi presin te vijne ne pushtet, te kapin ndonje pune, (ku nuk punohet), ne administate, te vjedhin ndonje leke…

          Bejne si parimore, por jane kokrra bytheqirash.

          1. Ti racionali karit keni prova apo skeni?
            E thjeshte fare.
            Zgjidhet ne moment halli qe paskeni per demokratet, shkohet ne gjykate me prova denohet dhe mbyllet kjo histori 30 vjecare.
            9 vjet keni pushtet, 2 non grata nga gringot akoma qorrolliseni si buce neper komente per nje cope plak 80vjec.
            Hajde jorgaq hiqe aragosten nga bytha e zgjidhe kte pune si buce vjeter qe je

          2. Te cojme ne gjyq Berishen?!

            Pse ore, budallenj jemi ne?!

            Me Berishen ne opozite ne qendrojme ne pushtet edhe per 3-4 mandate te tjera.

            Berishen edhe ta kishim vene vete ne krye te opozites, s’do na kishte dale kaq i mire.

            Vetem po na e cuan lakun tek fyti Amerikanet… se ne Berishen e mbajme si ujet e paket.

  4. Pra 32 vite më pas, beteja kryesore e PD është si ta forcoj “Enverin” e saj dhe jo si të vazhdoj misionin për të cilën është krijuar.

    32 vite më pas, Partia Demokratike e Sali Berishës, nuk ka më asnjë gjë të përbashkët me Partinë Demokratike që u themelua më 12 Dhjetor 1990, përveç Sali Berishës. Ai është i vetmi që ka mbetur si fosil i një partie që e zhduku për të mbijetuar duke eliminuar gjithkënd që e themeli dhe kontribuoi në atë parti për 32 vite.Cfare sfide do habise dhe shpellkaret e vicidolit

  5. Qe Saliu eshte i korruptuar kete gje e di dhe me matufi ne Shqiperi. Por le te supozojme qe Sala ka vjedhur 500 milion euro. Sa ka vjedhur Edi Rama? 8 miliard euro. Po vazhdon te vjedhi cdo prone publike! Shkoni ne Butrint, po e merr Rama, ne Drilon po e merr Rama. Ne Vlore, Ne Durres, kudo Rama po ben prona te tijat toke publike apo cdo gje me vlere qe ka ne qytete po e merr ne administrim Rama me gruan e vet! Ka arritur deri aty sa edhe te Porti i Durresit po detyron oloigarket ti “falin” para per ta ndertuar duke blere bono thesari ose u konfiskon shtesat pa leje te pallateve! Ky qe i puthte tullen, nuk e ka problem ti vrase apo ti shkrije ne acid si Martinaj. Rama eshte dimension tjeter i te keqes, vampir e vrases pa limit! Te keqen e Sales, e keqja me e madhe eshte Ed plehra!

  6. Po mire Berisha ka berre 1000 te keqia per kete vend e kete popull,jam dakord me te gjithe qe e akuzojne por kam vetem nje pyetje: Pse nuk i faktojne vetem nje te vetme qe nga Rilindja e deri te Amerika qe i kane gjithshka ne dore ((nga presidenti e deri te kryepleqte e fshatrave,perfshire patronazhistet e spiunet ).
    Nje shumice si une qe nuk anon as majtas e as djathtas mendojne se keshtu i behet mire vendit e popullit.Ne do ta merrnim me shkelma Berishen e mos gjente vrime ku te fute.Vetem nje fakt te vetem e gjithshka ndreqet ne kete vend

    1. Rilindasit jo se nuk duan ti nxjerrin “fakte” Berishes qe ka vjedhur. Puna eshte se jane te zene deri ne gryke me “pune” duke e vjedhur kete vend e duke ja bere nenen shqiptareve cdo dite e me shume. Bemat e kesaj bande qe vetem ne nje vit te vetem ka VJEDHUR 8 MILIARDE leke, kjo e dokumentuar ne kontrolli i po ketij shteti, eshte per tju hyre me shkelma nga zyrat neper ministrira e deri ne qeli te burgut. Nejse, fajin e ka Berisha si gjithmone, prishi fabrikat, uzinat, magazinat e prishura te komunizmit- me kete komunistet e vjeter ndersejne komunistet e rinje patronazhiste:).

    2. I paemer 03:05,nuk jep fakte Rama,pasi I intereson te kete perballe Berishen se e ka te sigurte qendrimin ne pushtet,tani te te pyes une ty:ju pse nuk provoni te vini dike tjeter ne krye te PDse ,nje jo si Basha,vegel e Berishes,por nje te ri me personalitet dhe te shikosh si iken Rama?!

  7. Bravo z. Berisha
    Je i vetmi qe po perballon mafien ne pushtet
    Sa per amerikanet mos e vrit mendjen se jane po keta qe mbeshtetni Noriegen e Pinochetin

  8. dhe portit te Durresit, Vlores, SArandes, Lezhes e gjithe bregdetit vazhdojne ti q.. robt ta grabisin te terin si kinierat e Zamirit, a bizneset e Ruceve, Xhackes, Nokes,Malltezrave e lukuni... thotë:

    dhe portit te Durresit, Vlores, SArandes, Lezhes e gjithe bregdetit vazhdojne ti q.. robt ta grabisin te terin si kinierat e Zamirit, a bizneset e Ruceve, Xhackes, Nokes,Malltezrave e lukuni…

  9. Më 1990 ajo lindi si parti që do përmbyste kultin e Enver Hoxhës si udhëheqës i pazëvendësueshëm, sot pas 32 vitesh, ajo lufton të mbroj Sali Berishën si udhëheqësin e vetëm të saj pas 32 vitesh në krye të saj.

    Më 1990 ajo lindi si partia që do çlironte shqiptarët nga varfëria dhe ironizonte për këtë bllokmenët që ishin në shtëpi me qira, sot dy udhëheqësit kryesor të opozitës e drejtojnë Shqipërinë nga vilat e tyre në Gjirin e Lalzit dhe rezidencat luksoze në Tiranë.Salihu i provat ne prokurori o shpellkare,por nje loqe ketu lart thote per ramen 8 miliard ku i ke provat more loqe,salih metaj kane vila luksize ne cdo vend te bukur ne shqiperi me prova,kurse rama ka nje vile betoni ne surrel 80 metra,i kerkoni amerikes prova kur dosjet e salihut e metaj kane mbushur gjykatat,por shpellkaret cecene te salihut akoma i mbajne mbyllur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *